|
Konfirmohet angazhimi politik pėr projektin -Korridori 8-
Tiranė, 30 qershor 2003 - Ministrat e Jashtėm tė vendeve tė nėpėr tė cilat do tė kalojė Korridori 8, pas takimit sot nė Tiranė konfirmuan angazhimin politik pėr zbatimin e kėtij projekti. Ministrat e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, tė Maqedonisė, tė Italisė, tė Greqisė, tė Bullgarisė dhe tė Turqisė, diskutuan sot nė Tiranė mundėsite e pėrshpejtimit tė zbatimit tė projektit "Korridori 8". Takimi u zhvillua me ftesėn e zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė, Ilir Meta. Nė qendėr tė takimit ishte institucionalizimi i bashkėpunimit konkret nė Projektin e Korridorit 8, duke nxitur pėrfshirjen nė kėtė proces tė tė gjithė strukturave shtetėrore, parlamentare, qeveritare, tė biznesit, medias dhe mbarė shoqėrisė civile pėr tė krijuar kushtet pėr realizimin praktik tė Korridorit 8. Takimi nė Tiranė kishte nė fokus gjetjen e mėnyrave mė efektive pėr realzimin e projektit, pėr tė cilin pritet edhe mbėshtetja financiare konkrete e Bashkimit Evropian. Vendet e rajonit nėpėr tė cilat do tė kalojė korridori 8 shfrytėzuan rastin e pranisė sė minsitrit tė jashtėm italian Franko Fratini, vendi i tė cilit merr kryesine e radhės sė BE-sė. Ky ėshtė njė rast i mirė sipas zyrtarėve tė vendeve tė rajonit pėr tė senzbilizaur nė mbėshtetjen me fonde dhe investime tė projekteve dy apo mė shumė palėshe. Zbatimi i projektit Korridori 8 vlerėsohet si njė ndihmesė pėr stabilitetin dhe pėr zhvillimin ekonomik tė rajonit.
DWELLE / ECIKS
|