|
Malaj: Buxheti shtesė nė dobi tė investimeve publike
Tiranė, 04 qershor 2004 - "Buxheti suplementar i shtetit shqiptar, cili ėshtė hartuar mbi bazėn e tė ardhurave tė realizuara nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve, do tė pėrdoret 50% pėr uljen e borxhit tė brendshėm tė qeverisė dhe 50% pėr investime tė brendshme nė sektorėt prioritarė tė ekonomisė", tha dje nė njė konferencė pėr shtyp, ministri i Financave Arben Malaj.
Sipas ministrit Malaj, buxheti suplemetar ėshtė hartuar nė pėrputhje tė plotė me Strategjinė Kombėtare pėr Zhvillim Ekonomik dhe Social dhe me instrumentat financiare nė mbėshtetje tė kėsaj strategjie. "Nė buxhetin suplemetar Arsimi do tė zėrė 10.4%, Shėndetėsia 13%, Transporti 50%, Rregullimi i Territorit dhe Turizmit 25.5% dhe 25 milionė lekė do tė jenė pėr Gjykatėn dhe Prokurorinė e krimeve tė rėnda", tha z.Malaj.
Sipas tij, pėrdorimi i kėtyre tė ardhurave sipas vendimit tė sapomiratuar nga Kėshilli i Ministrave do tė krijojė mundėsi nga njėra anė pėr rritjen e investimeve publike (arsim, shėndetėsi, infrastrukturė) dhe nga ana tjetėr pėr reduktimin e borxhit tė brendshėm tė qeverisė. "Kjo formulė qė shoqėron tendencėn pozitive tė investimeve tė parashikuara nė buxhetin e vitit 2004, e kombinuar dhe me faktorė tė tjerė fiskalė dhe monetarė, krijojnė premisat e konsolidimit tė financave publike dhe tė qėndrueshmėrisė sė rritjes ekonomike", tha Malaj. "Qėndrueshmėria fiskale, ulja e defiēitit, ulja e normave tė interesit, ulja e kostos sė parasė, rritje e ndjeshme e kredisė (kredia e re e lėvruar gjatė tremujorit tė parė 2004 ėshtė 28 miliardė lekė ose 60% mė e lartė se e njėjta periudhė e vitit 2003), si edhe rritja e invesimeve publike dhe private janė terreni mė i pėrshtatshėm pėr tė siguruar qėndrueshmėri dhe pėr tė realizuar objektivin e rritjes ekonomike", theksoi ministri i Financave, Malaj. Tenderi pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve u mbyll nė fund tė vitit tė kaluar dhe u fitua nga Raiffeisen Zentral Bank, e cila e bleu atė kundrejt shumės 126 milionė dollarė.
ECIKS / Balkanweb
|