|
Korridori 8, nxitės i biznesit
Tiranė, 31 maj 2004 - Ambasada italiane nė Tiranė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Transporteve dhe Telekomunikacionit, organizuan dje nė Tiranė, konferencėn me temė "Korridori 8-tė, sfidė pėr ndėrtimin e njė sistemi rrjetesh zhvillimi nė rajonin ballkanik". Ambasadori italian nė Tiranė, Atilio Masimo Lanuci, vlerėsoi ndėrtimin e Korridorit 8-tė, si tė rėndėsishėm pėr integrimin e Rajonit. Sipas tij, angazhimi i tė gjitha vendeve pėr bashkėrendim tė punės, "do tė ndihmonte mė shumė nė gjetjen e donatorėve pėr ndėrtimin e tij".
Ministri i Transporteve, Spartak Poēi, tha se "kjo nismė ėshtė pjesė e pėrpjekjeve qė po bėjnė qeveritė e vendeve ku kalon Korridori i 8-tė me Bashkimin Europian dhe donatorėt". Ai u shpreh se konferenca shkencore e organizuar, pritet t'i japė njė shtysė punės pėr realizimin e projekteve konkrete nė ndėrtimin tėrėsor tė kėtij korridori. "Ky korridor ka karakter tė shumėllojshėm, rrugor, hekurudhor, ajror. Gjithashtu, nė kėtė korridor pėrfshihet edhe korridori i gazit dhe energjisė mes vendeve tė rajonit", u shpreh ministri Poēi. Sipas tij, ndėrtimi i Korridorit 8-tė do tė ndihmojė nė rritjen e bashkėpunimit mes vendeve dhe nė zhvillimin e sektorėve tė rėndėsishėm tė ekonomisė sė ēdo vendi si, turizmi dhe biznesi privat.
Nė shtator tė vitit 2002 u nėnshkrua nė Bari tė Italisė memorandumi i mirėkuptimit tė Korridorit tė Tetė Paneuropian. Ndėrkohė nė muajin mars tė kėtij viti, u zhvillua nė Tiranė takimi i ministrave tė vendeve tė Korridorit tė 8-tė, qė pėrfshin Shqipėrinė, Maqedoninė, Greqinė, Bullgarinė, Turqinė dhe Italinė, me qėllim shqyrtimin e strategjive kombėtare dhe rajonale, pėr integrimin e kėtij korridori ne Rrjetin e Transportit Transeuropian. Korridori 8-tė pėrbėn njė program kompleks, thelbėsor pėr kohezionin territorial mes Adriatikut dhe Ballkanit, Detit tė Zi dhe Lindjes sė Mesme. Ai pėrfshin lidhjen intermodale Perėndim-Lindje mes rajoneve tė transportit Paneuropian, Detit Adriatik/Jonian dhe tė Detit tė Zi. Linja kryesore kalon: Bari/Brindizi- Durrės/Vlorė-Tiranė-Qafė Thanė-Shkup-Plovdiv-Burgas/Varna. Korridori pėrfshin gjithashtu lidhjen rrugore Ormenion-Svilengrad-Burgas, qė lidhet me korridorin 4, 9 dhe rrjetin Transeuropian. Korridori 8-tė pėrben aktualizimin e njė sistemi kompleks bashkėpunimi, qė parashikon realizimin, praktikisht nga zeroja, te infrastrukturave rrugore prej 960 kilometrash, tė rrjeteve hekurudhore prej 1270 kilometrash, tė veprave tė rėndėsishme detare, tė stacioneve tė reja aeroportuale qė pėrfshijnė njė sistem tė rėndėsishėm tubacionesh gazi dhe nafte.
Qeveria shqiptare ka paraqitur disa muaj mė pare, pranė strukturave tė Bashkimit Europian, tė gjitha projektet qė kanė lidhje me Korridorin 8-te dhe sipas burimeve zyrtare, do tė vazhdojė tė nxisė edhe nė tė ardhmen iniciativat ndėrajonale nė kėtė drejtim, pasi e konsideron kėtė ēėshtje proritare dhe tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e vendit.
ECIKS / ATSH
|