Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

INSTAT: Duhen rreth 700 mijė vende tė reja pune


Tiranė, 20 maj 2004 - Tė pasur tej mase, tė varfėr dhe njė hendek shumė i madh nė mes. Ky ėshtė vlerėsimi mė i fundit nxjerrė nga INSTAT gjatė njė konference mbi pėrdorimin e tė dhėnave statistikore pėr zhvillimin. Plot 80% e popullsisė sė vendit tonė ėshtė e varfėr, ndėrsa 20% ėshtė tepėr e pasur. Sipas llogaritjeve pėr tė zvogėluar hendekun duhen hapur rreth 700 mijė vende tė reja pune. Tė dhėnat e vitit 2002 dėshmuan se njė e katėrta e popullsisė sė Shqipėrisė jetonte nėn nivelin e varfėrisė. Sipas drejtoreshės sė kėtij instituti, Milva Ikonomi, tė dhėnat e vitit 2002, dėshmuan se njė e katėrta e popullsisė jetonte nėn nivelin e varfėrisė. Tė pasurit harxhojnė 6 herė mė shumė se tė varfrit, ndėrkohė qė pėr tė zvogėluar hendekun mes tyre duhet tė hapen pafundėsisht vende pune. “Shqipėria duhet tė prodhojė punė pėr gjeneratėn me rreth 300,000 vende pune dhe po qe se do tė modernizojė jetėn e saj duhet tė tėrheqė nga bujqėsia afėrsisht 250,000 punėtorė”,- tha Ikonomi gjatė konferencės pėr shtyp. Sipas saj, bonusi demografik i krijuar nė vend dhe ardhja e njė sasie tė popullsisė ekonomikisht aktive nga njė brez nė tjetrin, nė vend qė tė inkurajojnė ekonominė shqiptare drejt modernizimit, rrezikon tė shtojė mė shumė problemet nė tregun e punės. Kėto ndryshime, sipas Ikonomit, nuk mund t’i lihen vetėm rregullave tė ekonomisė sė lirė tė tregut, por nevojiten ndėrhyrje tė studiuara si nga qeveria, ashtu edhe nga investitorėt e huaj. Sipas statistikave, nė vendin tonė sundojnė bizneset e vogla, tė cilat zėnė 95% tė numrit total tė ndėrmarrjeve jobujqėsore. “Tė punėsuarit nė kėto ndėrmarrje zėnė rreth 44%, ku punėt e rastit, sezonalet dhe tė pėrkohshmet zėnė me punė reth 35% tė numrit tė tė punėsuarve”,- ka sqaruar ajo.

Tregu i punės, i pėrkeqėsuar
Tregu i punės karakterizohet nga njė kapital njerėzor i pashfrytėzuar dhe i pėrkeqėsuar. Kėtė e mbėshtet fakti se plot 200 mijė persona, sipas INSTAT gjenden jashtė tregut tė punės. Popullsia shqiptare mbi 14 vjeē, sipas tė dhėnave nga INSTAT, nė njė tė tretėn e saj ka njė diplomė tė shkollės sė mesme apo tė lartė. “Kjo kuotė paraqitet e lartė pėr personat e brezit tė ri, pėr tė dyja gjinitė”,- ka thėnė Ikonomi. Sipas saj, brezat qė kanė lindur nė vitet ‘70 dhe mė pas rrezikojnė tė kenė njė nivel tė ulėt arsimor tė fuqisė punėtore. Njė nga rrugėt e zgjidhjes ėshtė ndėrhyrja pėr aftėsimin e tyre nė degė tė rėndėsishme tė ekonomisė, si nė industri e shėrbime tė ndryshme.

Papunėsia
Popullsia e Shqipėrisė, duke qenė se ka strukturė moshore tė re, pritet qė pjesa mė e madhe e saj tė jetė ekonomikisht aktive. Nė vitin 2001 rezulton 63.2% e popullsiė sė vendit nė moshė pune (15-64 vjeē). Kjo kategori, sipas INSTAT, e llogaritur nė pėrputhje me pėrcaktimet e bėra nė regjistrimin e vitit 1989 paraqitet pak a shumė me tė njėjtin pėrpjestim. Kjo pasi, sipas Ikonomit, numri i madh i personave qė emigroi jashtė nė 12 vitet e fundit u kompensua me hyrjen e kontigjenteve tė tė rinjve nė tregun e punės. Shkalla e papunėsisė, nė 2001 ishte 22.7% e krahėve tė punės gjithsej, duke e renditur Shqipėrinė si njė nga vendet me treguesin mė tė lartė tė papunėsisė nė Evropė. Gjithashtu vihet re njė tėrheqje e femrave nga tregu i punės. Sipas statistikave, punėsimi bruto i femrave arrin 30-40%, ndėrkohė qė punėsimi i tyre nė qytet llogaritet edhe mė pak.

Verilindja, ekstremisht e varfėr
Tė dhėnat mė tė fundit nga Instituti i Statistikave dėshmojė se varfėria nė fillim tė shekullit tė 21-tė ka njė fytyrė tė re. Ajo ėshtė mė e pėrhapur nė zonat fshatare, nė familjet me njė numėr tė madh fėmijėsh dhe mė e theksuar ndėr tė papunėt dhe mė pak tė arsimuarit. Zonat fshatare dhe veri -verilindja mbeten zonat mė tė varfra tė vendit. “Nė fillim tė viteve 2000 ne evidentojmė njė pabarazi tė madhe nė drejtim tė shėndetit dhe pėrdorimit tė shėndetėsisė nė vend, shkallės sė edukimit dhe mundėsive pėr t’u edukuar si dhe strehimit dhe mundėsive pėr tė pėrballuar shėrbimet bazike pėr ēdo familje”,- tha Ikonomi, duke shtuar se kjo situatė i dedikohet pabarazisė sociale tė vendit, qė sjell pabarazi nė shėrbimet publike tė popullatės.

Konferenca
Instituti i Statistikės (INSTAT), me mbėshtetjen e agjencisė zvicerane pėr kooperim dhe zhvillim dhe tė zyrės italiane pėr zhvillim dhe bashkėpunim, kanė nisur dje konferencėn 2-ditore, "Si tė pėrdorim tė dhėnat statistikore pėr monitorimin e SKZHES dhe OMZH". Nė kėtė konferencė merrnin pjesė zv/kryeministri Namik Dokle, ministri i Industrisė dhe Energjitikės, Viktor Doda, pėrfaqėsues nga institucionet ndėrkombėtare financiare, BB, IOM, PNUD, Komisioni Europian, institutet e statistikave tė Italisė, Zvicrės, nga vendet e Ballkanit, etj. Zv/kryeministri Namik Dokle, nė fjalėn e tij, vlerėsoi punėn e bėrė nga INSTAT nė ndihmė tė zhvillimit tė statistikave me vlerė pėr politikat qeverisėse. Ndėrsa, Milva Ikonomi, drejtore e INSTAT-it, u shpreh se statistikat pėrbėjnė njė element shumė tė rėndėsishėm pėr ndėrtimin e politikave ekonomike dhe sociale, nė ndihmė tė zhvillimit nė ēdo zonė tė vendit.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail