|
BB: ekonomia shqiptare e varur sė tepėrmi nga importet
Tiranė, 26 prill 2004 - Ekonomia shqiptare ka shėnuar rritje mė tė madhe nė sektorėt e shėrbimeve, ndėrtimit dhe transportit. Janė pikėrisht kėta sektorė ata qė po shėnojnė ndikimin mė tė madh nė prodhimin e brendshėm tė vendit, bėri tė ditur Banka Qendrore. Sipas njė raporti tė fundit tė saj, afro gjysmėn e prodhimit tė pėrgjithshėm nė shkallė vendi e mbulon tregėtia, ndėrsa periudhėn e fundit po jep ndikim gjithnjė e mė tė madh edhe hoteleria dhe turizmi.
Sivjet pritet qė tė ardhurat nga turizmi tė jenė mė tė larta se 7 pėr qindshi i vitit tė kaluar, pasi nė kėtė sektor firmat private po investojnė shumė, ndėrsa edhe administrata shtetėrore po i kushton mė tepėr vėmendje kėsaj fushe.
Specialistėt theksojnė se shkėmbimet tregėtare zenė mė tepėr se gjysmėn e qarkullimit tė valutave tė Shqipėrisė me botėn. Deficiti tregtar ėshtė 16 pėr qind mė i lartė se ai i vitit paraardhės, ndėrsa shkalla e mbulimit tė importeve nga eksportet ėshtė mė pak 25 pėr qind.
Importet e mallrave zenė 80 pėr qind tė vėllimit tė tregėtisė sė jashtme. Ekspertėt pohojnė se ndonėse eksporti i mallrave shėnoi rritje, ekonomia shqiptare ėshtė dukshėm e varur nga importet.
Deficiti tregėtar po rritet nė mėnyrė tė vazhdueshme gjatė viteve tė fundit, pėr shkak tė fuqisė sė ulėt konkurruese tė prodhimit shqiptar nė tregjet ndėrkombėtare. Raporti thekson se pėr kėtė arėsye, avantazhet e marrėveshjeve tė tregėtisė sė lirė qė Shqipėria ka nėnshkruar me vendet e rajonit nuk po shfrytėzohen sa duhet nga eksportuesit shqiptarė.
Pjesa dėrrmuese e veprimtarisė tregtare tė Shqipėrisė mbetet e orientuar drejt vendeve tė Bashkimit Evropian, sidomos nga Italia dhe Greqia. Njė pjesė fare e vogėl ėshtė kthyer nė mėnyrė rastėsore pėr nga vendet e Evropės Juglindore. Po ashtu ndėrtimtaria ėshtė njė ndėr sektorėt mė dinamikė tė ekonomisė shqiptare. Sipas raportit bankar, vėllimi i shitjeve ēdo tremujor rritet me afro 22 pėr qind, ndėrsa kostoja e ndėrtimit u rrit vetėm 3 pėr qind.
Ndėrsa sektori industrial ka patur rezultate tė ndryshueshme. Rritja e tij me 10 pėr qind ka ardhur si rezultat i punės vetėm nė nxjerrjen e naftės dhe energjisė elektrike, por industritė pėrpunuese tė metalurgjisė janė zhytur nė vėshtirėsi pėr shkak tė teknologjive tė vjetėruara.
Nė fund dhe me rezultatet mė tė dobėta mbetet bujqėsia, ndonėse ajo ka potencialet mė tė mėdha. Mungesa e kredive pėr fermerėt i bashkohet njė liste tė gjatė vėshtirėsish qė lidhen me prapambetjen e kėtij sektori, siē janė reforma e tokės, pronėsia dhe tregu i tokės, lėvizjet migratore tė banorėve tė fshatit drejt qyteteve tė mėdha dhe jashtė vendit
ECIKS / VoA
|