Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

BE: korridori 8 nuk ėshtė prioritet


Bruksel, 23 prill 2004 - Korridori i 8-tė pėrjashtohet nga projektet prioritare tė Bashkimit Europian. Kjo ėshtė konfirmuar dje zyrtarisht nė faqen zyrtare tė Parlamentit Europian. Nė seancėn e djeshme eurodeputetėt kanė miratuar njė sėrė projektesh gjigante pėr Europėn, si ai i ndėrtimit tė njė ure madhėshtore nė Ngushticėn e Mesinės, ndėrkohė qė kanė kundėrshtuar amendamentin qė kishte si qėllim tė fuste Korridorin Bari-Durrės-Sofje-Varna-Burgas mes projekteve prioritare. Ky projekt ishte miratuar nė komision parlamentar tė transporteve dhe Asamblenė Parlamentare Europiane, ndėrkohė qė ėshtė hedhur poshtė nga eurodeputetėt. Pra, ėndrra pėr njė projekt gjigant, pjesė e tė cilit do tė ishte edhe Shqipėria, edhe pėr njė afat kohor tė pacaktuar merr fund. Ndėrkohė nė fillim tė muajit prill ministrat e vendeve nga ku supozohet tė kalojė ky korridor firmosėn nė Tiranė projektin pėrfundimtar tė tij. Nė kėtė takim merrnin pjesė ministrat e Transporteve tė kėtyre vendeve: Spartak Poēi pėr Shqipėrinė, Pietro Lunardi pėr Italinė, Agron Buxhaku pėr Maqedoninė dhe Nikollaj Vasilev pėr Bullgarinė. Ndėrkohė qė Greqia u prezantua nga ambasadori grek nė Shqipėri Pantelis Karabassis. Ky i fundit, i cili ishte edhe pėrfaqėsuesi suprem i vendit tė tij nė kėtė takim, u shpreh se nuk do tė nėnshkruante (firmoste) marrėveshjen nėse nuk do tė bėheshin disa korrigjime nė projektin e paraqitur pėr miratim. Nė rast se ky projekt do tė miratohej, atėherė Bashkimi Europian do tė financonte 75 pėr qind tė vlerės sė tij. Sipas tė gjitha gjasave, ky proces po shkon sipas raportit “Van Miert”, i cili parashikon qė ky projekt nuk do tė jetė njė prioritet i BE-sė deri nė vitin 2020. Ndėrkohė ministri italian i Infrastrukturės dhe Transporteve Pietro Lunardi gjatė njė takimi me homologėt e tij ballkanikė nė shtator shprehej: “Afati i pėrfundimit tė kėtij korridori, nėse punimet fillojnė shpejt, mund tė jetė viti 2013”. Shqipėrisė dhe shteteve tė tjera tė pėrfshira nė kėtė projekt nuk u ngelet vetėm tė presin miratimin e eurodeputetėve pėr pėrfshirjen e tij si projekt prioritar.


Cili ėshtė Korridori i 8-tė
Korridori i 8-tė pėrbėn njė program kompleks, thelbėsor pėr kohezionin territorial mes Adriatikut dhe Ballkanit, Detit tė Zi dhe Lindjes sė Mesme. Korridori pėrfshin lidhjen intermodale Perėndim –Lindje midis rajoneve tė transportit paneuropian, Detit Adriatik Jon dhe tė Detit tė Zi. Linja kryesore ėshtė linja qė lidh Barin dhe Brindizin me Durrėsin, Vlorėn, Tiranėn, Qafėthanėn, Shkupin, Plovdiv-Burgas, Varna. Korridori pėrfshin lidhjen rrugore Ormenion-Svilengrad-Burgas, qė lidhet me korridorin 4, 9 dhe rrjetin transeuropian. Korridori i 8-tė pėrbėn njė sistem bashkėpunimi qė parashikon realizimin, nga zeroja, tė infrastrukturave rrugore me njė gjatėsi prej 960 kilometrash, tė rrjeteve hekurudhore me gjatėsi rreth 1270 kilometėr. Pėrveē transportit rrugor dhe hekurudhor nė korridor pėrfshihet edhe transporti detar, ajror dhe energjetik.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail