|
Linja elektrike Elbasan-Podgoricė, drejt ndėrtimit
Tiranė, 15 prill 2004 - Ministri Shqiptar i Industrisė dhe Energjitikės, Viktor Doda zhvilloi ditėn e Mėrkurė, njė takim pune me perfaqėsuesin e bankės gjermane KfW, Klaus Gihr. Qėllimi i takimit ishte pėrshpejtimi nga pala gjermane i ndėrtimit tė linjės 400 kV Elbasan-Podgoricė, vecanėrisht me palėn malazeze, me qėllim fillimin e ndėrtimit tė kėtij objekti me rėndėsi tė veēantė, si njė nga projektet e rėndėsishme nė realizimin e strategjisė sė energjisė. Ministri Doda theksoi pėr median se "pėr linjėn 400 kV Elbasan-Podgoricė, po kontribuojnė dy financues, qeveria italiane me 32 milionė euro dhe shteti gjerman. Tė dy financimet kanė rėndėsi tė vecantė pėr kėtė linjė, pasi bėjnė tė mundur krijimin e lidhjes sė rrjeteve elektrike si me rajonin, edhe me tregun rajonal tė energjisė". Pėrfaqėsuesi i bankės gjermane KfW, Klaus Gihr, tha se "takimi bėhet nė kuadėr tė zgjidhjes sė problemeve teknike pėr ndėrtimin e kėsaj linje". Banka gjermane KfW do tė financojė 45 milionė euro pėr linjėn Tiranė-Podgoricė. Vetėm pėr pjesėn e linjės 400 kV nga kufiri shqiptar, deri nė Podgoricė, vlera e investimit gjerman kap shumėn 7 milionė Euro. Ndėrsa pėr pjesėn e linjės 400 kV Elbasan-Tiranė, po investon "Cooperazione Italiana", me njė fond prej 32 milionė Euro.
ECIKS / News 24
|