Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Bankat evropiane shprehin interes pėr bankėn e kursimeve

Disa banka serioze evropiane kane shprehur interes per privatizimin e te vetmes banke shteterore ne Shqiperi, Banken e Kursimeve. Interesi i bankiereve te huaj i eshte bere prezent Ministrit te Financave Kastriot Islami. Ne date 18 qershor 2003 ministri Islami eshte takuar me z. Guy Harington, drejtor per tregjet e reja ne konsorciumin bankar "Citigroup". Diten e hene dt. 23 qershor ai ka zhvilluar nje takim me drejtorin ekzekutiv per projektet dhe blerjet ne banken austriake "Raiffeisen International Beteiligungs AG", ndersa te merkuren ka takuar drejtues te Bankes se Kursimeve te Hungarise, te kryesuar nga zv.drejtori i pergjithshem i kesaj banke. Te treja bankat kane shprehur gjate takimeve interesin per procesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve dhe kane konfirmuar se do te ndjekin me interes zhvillimet e ketij procesi ne fazat e metejshme. Ministri Islami u ka prezantuar te interesuarve situaten makroekonomike ne vendin tone duke u ndalur me tej konkretisht ne hapat qe jane ndermarre per ristrukturimin e Bankes se Kursimeve.


Sipas tij banka me e madhe ne vend gjate muajve te fundit ka qene subjekt i nje procesi ristrukturimi qe eshte finalizuar me rezultate te tilla si: Reduktimi i stafit nen 1000 vete; transferimi i plote i sherbimit te pagesave te pensioneve tek "Albapost"-a, realizimi i nje portofoli kredish krejtesisht te paster. Ministri Islami i beri prezente te interesuarve se Banka e Kursimeve ka nje numer te konsiderueshem te agjencive te kompjuterizuara dhe ka bere permiresime ne sistemin e pagesave.


"Pervec sa me siper nuk duhen nenvleresuar avantazhet tashme te njohura te kesaj banke"-ka theksuar Islami: Pozicioni dominant ne depozita zoteron mbi 75 perqind te te gjithe tregut bankar; pozicioni dominant ne bonot e thesarit zoteron mbi 80 perqind; banka me shtrirjen me te madhe ne vend; rreth 400.000 depozitues dhe nje numer shume i madh klientesh. Perfaqesuesit e bankave te huaja kane shprehur interes per informim te metejshem persa i perket situates financiare te Bankes se Kursimeve, sherbimeve qe ajo ofron, marredhenieve qe ajo ka me bankat tjera, etj.


"Raiffeisen Zentralbank Oesterreich AG" eshte institucioni qendror drejtues i grupit bankar austriak "Raiffeisen". Duke qene nje grup bankar universal ajo ofron nje game shume te gjere sherbimesh financiare. Ky grup eshte nder me te njohurit institucione komerciale dhe investuese jo vetem ne Austri por edhe ne te gjithe Europen Qendrore dhe Lindore. "Citigroup" eshte padyshim nje nga lideret e tregut boteror bankar. Ky konsorcium llogarit nje vlere asetesh prej 944 miliarde dollare, nderkohe qe kapitali aksionar i saj llogaritet ne 67 miliarde dollare. Duke patur ne perberje te saj "Citibank", "Citifinancial", "Citimortgage" etj ky konsorcium ofron nje game te gjere sherbimesh bankare deri tek kartat e kreditit (lider boteror) sigurimi i jetes etj duke qen- prezent ne me shume se 100 shtete. Banka e Kursimeve Hungareze (OTP) e krijuar qe ne vitin 1949 eshte bere nje banke publike ne vitin 1990 per te kaluar me pas ne procesin e privatizmit dhe aktualisht rreth 81 perqind e kapitalit prej 5 miliarde te saj zoterohet nga investitore te huaj (jo hungareze). Kjo ka bere qe OTP aktualisht te rezultoje nje banke fitimprurese duke qene njekohesisht edhe banka me e madhe ne Hungari.


KohaJone/ECIKS
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail