Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Shqipėri: Investimet e huaja 59 USD pėr frymė


Tiranė, 5 prill 2004 - Hyrjet valutore nėpėrmjet investimeve direkte gjatė 2003 nuk ishin mė shumė se 59 dollarė pėr frymė nga 73 qė ishin nė 2001. Shqipėria ka treguesin mė tė ulėt nė rajon. Ne Kroaci u investuan nė njė vit mė shumė se sa 10 vite bashkė nė vendin tonė.

Abuzimet me shifrat dhe raportet e nderkombėtarėve
Investimet e huaja direkte pėr frymė gjate vitit 2003 nuk rezultuan mė shumė se 59 dollarė. Shifra sipas tė dhėnave krahasimore me rajonin rezulton mė e ulta, ndėrkohė qė vende tė tilla si Kroacia dhe Maqedonia kane njė fluks investimesh tė drejtėpėrdrejta pėr fryme nga 200 deri mbi 300 dollarė. Sakaq nuk ėshtė mbajtur as premtimi i autoriteteve shtetėrore qė monitorojnė kėtė linjė tė ekonomisė, tė cilėt kishin parashikuar qė treguesi i investimeve tė huaja pėr vitin 2003 tė dyfishohej nė krahasim me 2002. Ndėrkohė qė sipas tė dhėnave tė Bankės sė Shqipėrisė investimet e huaja direkte pėr vitin qė lamė pas nuk janė mė shumė se 178 milione dollare, nderkohe qė nė vitin 2002 shifra pėr fluksin e investimeve nė vendin tonė ka qenė, jo mė shumė se 137 milionė dollarė. Ēka do tė thotė se vendi ynė ende nuk ka njė ambient te pėrshtatshėm pėr terheqjen e investitorėve tė huaj dhe thithjen e flukseve monetare qė rrjedhin prej investimeve.

Sakaq, niveli i tyre me rėnien e ekonomike tė pėsuar vitet e fundit nuk ka arritur ende nivelin e vitit 2001, ku vlera e investimeve llogaritej nė mė shumė se 220 milionė dollarė ose rreth 73 dollarė pėr frymė. Drejtoresha e Angjecisė sė investimeve tė huaja Estela Dashi kishte thėnė gjatė vitit qė kaloi qe se bashku me te ardhurat nga privatizimit shifra e investimeve do te dyfishohej. Por megjithese ne fund te vitit te kaluar eshte arritur te realizohet shitja e Bankės sė Kursimeve, buxheti i shtetit ende nuk ka arkėtuar vlerėn prej 128 milionė dollarėsh pėr shkak se banka austriake "Raiffeisen" ende nuk ka marrė nė menyrė zyrtare pronėsine mbi BK.

Dyshimi mbi shifrat
Banka e Shqiperise ne bilancin e pagesave ne fund te 9 mujorit 2003 ka raportuar qe investimet e huaja direkte ne kete periudhe nuk kane qene me shume se 98 milione dollare. Nderssa i bie qe per tre muajt e fundit te vitit ne ekonomine vendase te jene futur edhe 80 milione dollare, aq sa per te nente muajt bashke. Nderkohe qe shifrat ne lidhje me tregun e investimeve kane lene gjithmone te kuptosh se ka pasaktesira te medha. Shifrat e servirura nga institucionet e financave dhe nga organizatat e huaja per investimet e huaja direkte ne vendin tone nuk jane te njejta. Sipas "Eorld Investiment Report", Shqiperia ka arritur te thithe gjate vitit 2002 rreth 213 milione dollare investime, nderkohe qe ende nuk ka nje raport per 2003, ndersa raportimi i Bankes se Shqiperise per kete ze ben te ditur se, nuk jane me shume se 137 milione dollare, shifer kjo e pranuar zyrtarisht edhe nga institucionet tona. Sakaq, po per investimet huaja ne vite, institucione te tilla si FMN, PNUD dhe INSTAT japin shifra te ndryshme duke shtuar keshtu dyshimin per nivelin e vertete te investimeve te huaja direkte qe vendi yne arrin te thithe brenda nje viti. Por, pavaresisht konfuzitetit qe sjellin shifrat e studimeve te ndryshme e perbashketa e tyre eshte se, Shqiperia eshte e fundit ne Rajonin e Ballkanit persa i perket investimeve te huaja. Madje duke ju referuar te dhenave te viteve te fundit kemi nje ulje te ndjeshme te tyre nga viti ne vit, sidomos ne keto tre vitet e fundit. Sakaq, qe prej fillimit te vitit eshte krijuar nje Agjenci per Nxitjen e Investimeve te Huaja ne perberje, te se ciles jane me shume se 10 punonjes, nderkohe qe nuk vihen re permiresime ne kete drejtim.

Investimet ne 1 vit ne Kroaci, sa Shqiperia nė njė dekadė
Shtepia konsultuese britanike "Economist Intelligence Unit" vitin e kaluar shpalli nje studim ne te cilin parashikohet se Ballkani gjate periudhes deri ne vitin 2005 do te jete rajoni i cili do te terheqe me se shumti investime te huaja. Me pak investime arrijne te thithin Shqiperia dhe Bosnja e Hercegovina, thuhet ne raport. Kroacia, per shembull, vetem ne vitin 2002 ka terhequr 891 milione dollare, qe eshte me teper ne krahasim me investimet e pergjithshme direkte te huaja ne Shqiperi per nje dekade. Nje pjese e madhe e vendeve te Evropes Lindore ne luften per terheqjen e investimeve te huaja u ofrojne investitoreve lehtesime dhe stimulime te shumta tatimore. Polonia, Cekia dhe Hungaria jane disa vende te cilat gjate periudhes se tyre tranzitore terhoqen nje shume rekorde te investimeve te huaja. Nje pjese e analisteve ekonomike konsiderojne se atraktiviteti i ketyre vendeve ka te beje me lehtesimet dhe stimulimet e medha tatimore te cilat u ofroheshin investitoreve te huaj ne krahasim me investitoret e brendshem. Hulumtimi i "Ekonomist Intelixhents Junit" deshmon se korrupsioni, aparatura e madhe burokratike dhe jostabiliteti politik jane arsyet kryesore te cilat i largojne investitoret nga rajoni. Nje numer i madh i te huajve te cilet kane pasur per qellim te investojne ne Shqiperijane ballafaquar me problemin e procedurave te nderlikuara burokratike per fillimin e biznesit, korruptimin e nepunesve shteterore, perzierjen e politikes ne biznes, joefikasitetin e gjyqeve, mosmbrojtjen e pronesise private, ndryshimin e ligjeve

ECIKS / Korrieri
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail