|
Maqedoni: USAID 1,5 milion dollarė kredi pėr NVM-tė
Shkup, 30 mars 2004 - Fondi pėr kreditimin e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme ofron 1,5 milion dollarė si kredi pėr zhvillimin dhe pėrkrahjen e firmave prodhimet e tė cilave janė tė destinuara pėr eksport. Fondi ėshtė i financuar nga Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID). Sipas pėrgjegjėsve tė kėtij projekti, pėrparėsi nė kreditim kanė pėrfaqėsuesit e nacionaliteteve dhe vajzat-sipėrmarrėse pasi ata kanė mundėsi mė tė vogla qė tė fitojnė kredi nga bankat afariste. Kreditė qė i ofron fondi janė afatshkurta dhe duhet tė kthehen nė afat prej 30 deri nė 179 ditė, kurse normat e inetersit variojnė nga 8 nė 12 pėr qind. "Ekziston interes i madh pėr kreditė. Njė firmė, nė varėsi tė xhiros, mund tė marrė kredi nga 10 mijė nė 100.000 dollarė. Deri tani mė tė interesuarit janė ndėrmarrėsit qė merren me tekstil dhe me veprimtari ushqimore", - deklaron Riēard Kurk, udhėheqės i projektit. Ai informoi se pėr kreditė nuk janė tė nevojshme hipoteka, por garanci bankare ose rezerva, gjatė sė cilės afaristi i fiton kreditė drejtpėrdrejtė nga ata, dhe jo nėpėrmjet ndonjė banke. Kreditė nga fondi mund tė shfrytėzohen edhe pėr paga, kontribute, transport dhe furnizim tė lėndėve tė para.
ECIKS / Biznesi
|