|
Bursa e Tiranės: prezanohet strategjia pėr zhvillim
Tiranė, 27 mars 2004 - Rritja e transparencės dhe kėrkesa reale pėr monitorimin dhe auditim, si dhe investimi nė kapacitete ekspertėsh do tė thjeshtojnė dhe pėrshpejtojnė procesin e zhvillimit real tė Bursės dhe tregjeve tė kapitalit nė Shqipėri.
Tregu i kapitaleve, njė nga faktorėt themelorė pėr njė zhvillim tė vrullshėm ekonomik, vazhdon qė tė jetė nė njė gjendje tė mjerueshme. Megjithėse formalisht ky treg ėshtė i themeluar qė nė mars tė vitit 2002, me pronar tė vetėm Ministrinė e Financave, praktikisht ai ėshtė jashtė funksionimit. Mosfunksionimi i tregut lidhet me shumė probleme tė evidentuara tashmė dhe veēanėrisht me strukturėn financiare qė ekziston nė ekonominė shqiptare. Nė kuadrin e reformave qė konsistojnė nė pėrmirėsimin e strukturės dhe shėrbimeve financiare, nga ana e qeverisė shqiptare janė ndėrmarrė reforma qė konsistojnė nė institucionalizimin e tregjeve tė kapitalit. Njė nga projektet mė tė rėndėsishme tė hartuara nė kuadėr tė modernizimit tė sistemit financiar ėshtė dhe ligji i ri i kontabilitetit tė shoqėrive tregtare, i cili pritet qė tė cojė nė pėrafrimin e standardeve kombėtare kontabile me ato ndėrkombėtare. Ky ligj midis tė tjerave vendos detyrimin qė jo vetėm shoqėritė anonime qė zotėrojnė shuma tė mėdha kapitalesh dhe fuqie punėtore, por edhe shoqėritė me pėrgjegjėsi tė kufizuar tė paraqesin bilancin kontabėl pėr ekspertizė para ekspertit kontabėl, pėrpara se ky i fundit tė shkojė pėr kontroll nė zyrėn e tatim-taksave. Njėkohėsisht ėshtė parė si njė domosdoshmėri edhe ndryshimi i ligjit pėr shoqeritė tregtare, nė mėnyrė qė tė aplikohen standarde ndėrkombėtare pėr qeverisjen e kėtyre shoqėrive. Pėrmirėsimi i kėtyre ligjeve shihet nga ana e specialistėve, si edhe njė mundėsi pėr rritjen reale tė transparencės sė aktivitetit tė shoqėrive tregtare, duke rritur besueshmėrinė dhe njėkohėsisht shanset pėr tė bėrė tė mundur listimin e tyre nė Bursė. Dje nė prezantimin e strategjisė pėr zhvillimin e Bursės sė Tiranės dhe tregjeve tė kapitalit, Ministrja e Financave Adriana Berberi tha : Hapat qė ka ndėrmarrė qeveria shqiptare nė drejtim tė ngritjes sė strukturave tė tregut financiar mund tė bėhen tė suksesshme vetėm nėse ato bashkėshoqėrohen dhe sinkronizohen me hapat qė duhet tė bėjė biznesi privat nė kėtė drejtim.
ECIKS / Biznesi
|