Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Shqipėri: rritje e vogėl ekonomike nė 2003


Tiranė, 25 mars 2004 – Ndėrkombėtarėt shprehin pakėnaqėsi pėr zhvillimin ekonomik nė Shqipėri. Nė konferencėn e djeshme kombėtare mbi Strategjinė Kombėtare tė Zhvillimit Ekonomik dhe Social (SKZHES), drejtori i zyrės rajonale tė PNUD, pėr Europėn Juglindore Kalman Mizei, tha se Shqipėria ėshtė nė njė situatė tė favorshme pėr zbatimin e kesaj strategjie. Sipas tij, rritja ekonomike prej 6%, mund tė ishte edhe mė e lartė. "Ky ėshtė njė ritėm zhvillimi i respektueshėm, por unė mendoj se kjo rritje mund tė pėrshpejtohet deri nė 8-9%",- tha pėrfaqėsuesi i PNUD-it. Ai theksoi se, marrėveshja e Stabilizim -Asociimit, u krijon besim investitorėve tė huaj, qė tė rrisin investimet e tyre. "Investimet e huaja janė 100-200 milionė dollarė nė vit, por duke pasur parasysh nivelin tuaj tė zhvillimit kėto investime, duhet tė ishin nė nivelin 500 milionė dollarė nė vit",- u shpreh Mizei. Sipas tij, ka ardhur koha qė tė rriten eksportet, tė hiqen burokratėt e vegjėl tė cilėn keqėsojnė klimėn e investimeve brenda vendit, i cili ka aftėsi tė mrekullueshme sipėrmarrjeje. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i FMN-sė nė Tiranė Jan Peter Olters, tha se "zhvillimi fiskal i vitit tė fundit, ishte nėn nivelin e duhur pėr buxhetin". Nė konferencėn e djeshme, ku ishin tė pranishėm edhe kryeministri Nano dhe disa nga ministrat e kabinetit qeveritar, ndryshe nga ndėrkombėtarėt nga kėta tė fundit ėshtė folur me nota pozitive pėr strategjinė e zhvillimit ekonomik. Duke u nisur nga tema e konferencės, "Drejt integrimit nė Bashkimin Europian dhe objektivave tė zhvillimit tė mijėvjeēarit, nėpėrmjet Strategjisė Kombėtare pėr Zhvillim Ekonomik dhe Social", kryeministri Nano ėshtė shprehur se kjo strategji dėshmon angazhimin e Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur brenda vitit 2015 tė gjitha objektivat e pėrcaktuara nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara". "Unė jam kėtu pėr tė rikonfirmuar se qeveria ėshtė e bindur, se ērrėnjosja e varfėrisė dhe pėrmirėsimi i jetesės sė shtetasve tė vendit si objektiv kryesor i saj, nuk mund tė realizohen me slogane, me demagogji populiste, apo me masa gjysmake, por vetėm nėpėrmjet pėrpunimit dhe vėnies nė jetė tė strategjive, qė bashkojnė tė gjitha kontributet dhe kapacitetet e shoqėrisė shqiptare", -tha Nano. Por ndėrsa Nano dhe ministrat i kanė kushtuar rėndėsi objektivave tė mijėvjeēarit tė ri, kryetari i bashkisė Edi Rama ėshtė shprehur se “problemi ėshtė qė nuk ka zhvillim tė qėndrueshėm, sepse zhvillimi ėshtė jashtė sistemit. Sistemi nuk garanton zhvillim. Zhvillimi nuk e do sistemin. Ne kemi probleme me mijėvjeēarin e kaluar. Nuk e kemi kaluar akoma atė. Kaledarikisht jemi nė mijėvjeēarin e ri, por praktikisht jemi akoma nė mijėvjeēarin e kaluar. Nuk kemi zgjidhur akoma problemin e festės kombėtare dhe jo mė mijėvjeēarin e ri”. Rama, kėrkoi qė, "tė hartohen projekte, nė mėnyrė qė njerėzit tė integrohen nė tregun e punės dhe jo tė trajtohen me ndihmė ekonomike nė formė lėmoshe". Sipas tij, "skema e ndihmės ekonomike ėshtė e falimentuar". "Janė rreth 40 milionė dollarė, tė cilat jepen si lėmoshė pėr ndihmė ekonomike ēdo vit, ndėrkohė qė pėr rrugėt, buxheti nuk parashikon as 4 milionė dollarė", -tha Rama.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail