|
Vazhdojnė bisedimet Shqipėri - BE
Tiranė, 15 mars 2004 - Raundi i gjashtė teknik i negociatave ndėrmjet Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian rreth nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Asociim-Stabilizimit do vazhdojė sot nė Tiranė, njofton Gazeta Shqiptare. Ermelinda Meksi ka thėnė kohė mė parė pėr kėtė gazetė, se kapitulli qė do tė negociohet parashikon bashkėpunimin dhe forcimin e lidhjeve ekonomike me interes reciprok ndėrmjet BE-sė dhe Shqipėrisė pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm. Shqipėria nga ana e saj synon hartimin e kėtyre politikave nė mėnyrė tė tillė qė tė sigurojnė zhvillimin social dhe ekonomik tė vendit, duke balancuar nė tė njėjtėn kohė interesat mjedisore. Nė kėtė raund do tė negociohet kapitulli 8 i projekt-marrėveshjes, "Politikat e Bashkėpunimit". Pėr herė tė parė nė axhendėn e negociatave pėrfshihen njė numėr i konsiderueshėm nenesh, gjithsej 25, gjė qė tregon se hapat e hedhur deri tani nga Shqipėria drejt nėnshkrimit tė MSA-sė janė tė konsiderueshėm, njofton mė tutje Gazeta Shqiptare.
Sipas Radios Evropa e Lirė, pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Shqipėrisė me pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian do tė bisedojnė edhe rreth disa ēėshtjeve tė tjera siē janė siguria, shėrbimet financiare, doganat e tė tjera.
ECIKS
|