|
Shqipėria fillon eksportin e prodhimeve bujqėsore
25 qershor 2003 - Investimet e fermerėve shqiptarė nuk po shoqėrohen me njė sistem tė mjaftueshėm marketingu qė do tė mundėsonte pėr lidhjen e kontratave me tregtarėt pėr shitjen e prodhimeve bujqėsore. Megjithėse kėtė sezon eksportet shqiptare tė perimeve kanė filluar mė shpejt dhe pėr herė tė parė po shėnojnė rritje nė krahasim me vitet e kaluara, mungon nje bashkėpunim midis fermerėve dhe tregtarėve, qė tė shfrytėzojnė marrėveshjet e tregtisė sė lirė, sipas njė koncepti fitimprurės. Rreth 532 tonė patate, 100 kuintal domate e tranguj dhe 700 kuintal shalqin kanė filluar tė eksportohen nga Saranda, Kukėsi, Durrėsi dhe Lushnja ne drejtim te Kosovės, Maqedonisė, Kroacisė dhe Sllovenisė, por qė janė shumė pak nė krahasim me investimet e kryera.
Nė keto kushte, per tė pėrballuar kostot e investimeve, perimet nė tregjet vendase pėrkundėr njė uljeje tė lehte, vazhdojnė tė shiten me ēmime tė larta. Sipas burimeve nga dikasteri i Bujqėsisė dhe Ushqimit, pas eksportit tė 25 tonėve patate nga Lushnja pėr nė Slloveni, ėshtė gati eksportimi i perimeve tė tjera nga fermerėt privatė drejt vendeve fqinje, si rezultat i kontratave dhe marrėveshjeve tė lidhura qė nga viti i kaluar mes tyre. Sipas specialistėve, nga tė dhėnat paraprake rezulton se, ky vit do tė jetė vėrtetė njė vit i mbarė pėr eksportet bujqesore, pasi fermeret po tregojnė njė interes nė rritje, pėr kultivimin dhe mbjelljen e perimeve nė tokat e tyre.
KORRIERI/ECIKS
|