|
Kėrkohet riaktivizimi i projektit pėr korridorin 8
Bruksel, 23 shkurt 2004 - Komisioni i Transporteve i Parlamentit Europian aprovoi kėto ditė njė amendament tė eurodeputetit italian, Vinēenzo Lavarra, pėr rivėnien e Korridorit 8 nė listėn e projekteve me rėndėsi pėrparėsore nė rrjetin infrastrukturor tė BE-sė.
Eurodeputeti italian pohon gjatė njė interviste pėr «Deutsche Welle-n» se heqja e kėtij korridori nga projektet me rėndėsi parėsore tė BE-sė bie nė kundėrshtim me politikėn e integrimit tė kėtij rajoni nė Bashkimin Europian. Prandaj Komisioni i Transporteve do tė kėrkojė qė menjėherė porsa ky amendament tė aprovohet nė seancė plenare nga Parlamenti Europian ai ti paraqitet Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė pėr tu marrė nė shqyrtim.
Gjashtė muaj mė parė Komisionerja e Bashkimit Europian, Loyla del Palaēio si dhe ish komisioneri Karel van Miert njoftuan publikisht se Korridori 8, qė duhej tė bashkonte portin e Durrėsit me atė tė Varnės nė Detin e Zi, ishte hequr pėrfundimisht nga lista e projekteve tė infrastrukturės paneuropiane qė do tė duhet tė ndėrtohen deri nė vitin 2020. Dhe pikėrisht kur mendohej se ky projekt ishte varrosur njė herė e mirė, njė rreze shprese vjen pėrsėri nga Brukseli.
Komisioni i transporteve i Parlamentit Europian ka aprovuar kėto ditė njė amendament tė propozuar nga eurodeputeti italian Vinēenzo Lavarra pėr ripėrfshirjen e kėtij korridori nė projektet pėrparėsorė tė Bashkimit Europian.
Duke spjeguar pėrmbajtjen e kėtij amendamenti eurodeputeti Lavarro pohon pėr « Dojēe Velen » se
. heqja e kėtij korridori nga projektet pėrparėsore tė BE-sė bie nė kundėrshtim me politikėn e Bashkimit Europian ndaj rajonit ballkanik. Nga njėra anė BE-ja deklaron se zgjerimi i Bashkimit Europian do tė pėrfundojė vetėm pas pėrfshirjes nė tė edhe tė vendeve ballkanike dhe nga ana tjetėr nuk punon pėr tė pėrshpejtuar kėtė integrim, - thotė ai. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė Komisioni i Transporteve i BE-sė aprovoi kėto ditė amendamentin qė kėrkon pėrfshirjen e Korridorit 8 nė projeket me rėndėsi pėrparėsore nė rrjetin infrastrukturor tė BE-sė. Lavarra shton se nė rast se edhe Parlamenti Europian e mbėshtet kėtė iniciativė, atėhere edhe Kėshilli i Ministrave i BE-sė do tė detyrohet tė marrė parasysh kėtė propozim dhe ta shqyrtojė atė nė takimin e ministrave tė transportit tė vendeve tė 15 shes.
Si pėrfundim mund tė thuhet se Korridori 8 doli nga harresa ku ishte lėnė, por deri nė pėrfshirjen e tij edhe njė herė nė projektet e BE-sė ka shumė pengesa qė duhen kapėrcyer.
ECIKS / DWelle
|