|
Shqipėri: Qeveria lejon hyrjen e produkteve tė modifikuara gjenetikisht
Tiranė, 9 shkurt 2004 - Projektligji i paraqitur nga Ministria e Mjedisit mbi organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGj) ėshtė i mangėt dhe aspak nė pėrputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Shqipėria nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Asociim-Stabilizimit me BE-nė ka njė detyrim qė legjislacionin e saj ta pėrafrojė me atė tė Europės. Por nė kėtė projektligj nuk janė pėrmendur elementet bazė tė legjislacionit tė Bashkimit Europian pėr kėto OMGj. Lavdosh Ferruni, kryetar i Shoqatės sė Bujqėsisė Organike, shprehet pėr gazetėn Biznesi se nė projektligjin e propozuar nga Ministria e Mjedisit nuk janė pėrfshirė disa elemente kryesore, si etiketimi i kėtyre produkteve pėr pėrmbajtjen e tyre bioteknologjike etj. Etiketimi, shprehet ai, i kėtyre produkteve ėshtė i domosdoėshėm pasi kjo do ti mundėsonte ēdo fermeri apo konsumatori shqiptar pėr tė ditur pėr produktet qė ai mund tė konsumojė. Njė element tjetėr i cili nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė projektligj dhe qė sigurisht ėshtė bazė nė atė tė BE-sė ėshtė origjina e kontrollit pra ēdo imtėsi pėr vendin ku ėshtė prodhuar, fermerin i cili e ka prodhuar dhe ēdo informacion tjetėr i cili nevojshėm pėr origjinėn e prodhimit. Ferruni shprehet se njė mangėsi tjetėr e kėtij projektligji ėshtė dhe pėrgjegjėsia, qė do tė thotė se nėse kėto produkte do tė mbillen nė vend, atėherė duhet tė garantojnė bashkekzistencėn me varietetet e tjera jo OMGj, dhe nė tė kundėrt prodhuesit e OMGj-ve tė ndėrmarrin pėrgjegjėsinė nė rast se me kalimin e kohės vėrtetohet se prodhimet e dikujt janė dėmtuar nga bashkekzistenca me OMGj. Tė gjitha kėto mangėsi nuk janė parashikuar nė projektligjin e propozuar nga Ministria e Mjedisit. Ferruni shprehet se nė kundėrshtim me komisionet parlametare tė bujqėsisė dhe mjedisit, tė cilat janė shprehur kundėr hyrjes sė OMGJ-ve nė Shqipėri, Ministria e Mjedisit ėshtė nė favor tė hyrjes sė tyre. Preteksi tashmė i njohur, thotė ai se ne jemi anėtarė tė Organizatės Botėrore tė Tregtisė (OBT-sė) dhe nuk mund tė mos lejojmė tregtinė ėshtė jo i saktė pasi edhe Bashkimi Europian, i cili ka miratuar futjen e 18 produkteve tė modifikuara gjenetikisht para vitit 1998, tani nuk lejon mė hyrjen e tyre, si dhe ka rregulla mjaft tė rrepta kundrejt OMGj-ve. Nga ana tjetėr njė aspekt mjaft i rėndėsishėm ėshtė fakti se vendi ynė duke mos pasur as laboratorė tė mirėfilltė pėr kontrollimin e OMGj-ve dhe as specialistė, do tė mundėsonte hyrjen edhe tė atyre OMGj-ve tė cilat janė tė dėmshme pėr tu mbjellur apo pėr tu konsumuar nga njerėzit. Faktikisht kėtė e ka evidentuar dhe Shoqata e Bujqėsisė Organike, e cila bėri publike qė nė njė kampion misri tė marrė nė tregun e inputeve bujqėsore nė veri tė vendit dhe tė analizuar nė njė laborator nė Gjermani, rezultoi se misri ishte me ndotje gjenetike dhe i ndaluar nė BE. Pėr mė tėpėr, Ministria e Bujqėsisė dhe Ushqimit apo vetė kryeministri Shqiptar duhet tė nxirrnin njė vendim pėr ndalimin e OMGj-ve nė Shqipėri, derisa ky projektligj tė merrte njė formė dhe tė miratohej nė Parlament.
ECIKS / Biznesi
|