|
Rritet kėrkesa pėr kromin shqiptar
Rritet kromi Made in Albania nė tregjet evropiane. Rritja e ēmimit tė kromit nė tregjet ndėrkombėtare, ka dhėnė ndikimet e veta edhe nė industrinė nxjerrėse tė kėtij minerali nė Shqipėri. Burime pranė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės bėjnė tė ditur se janė rreth 110 firma private, tė cilat janė licensuar pėr tė kryer kėtė lloj aktiviteti. Specialistėt pranė kėsaj ministrie bėjnė tė ditur se kėto kompani kanė rritur ndjeshėm prodhimin e mineraleve, kryesisht tė kromit, gjė qė ka ndikuar nė rritjen e eksporteve nė tregjet evropiane.
Pas 6 vitesh ulje tė ēmimit tė kromit nė bursat ndėrkombėtare, specialistėt sqarojnė se nga dita nė ditė kėrkesa pėr krom ėshtė duke u rritur. Rritja e ēmimit tė ferrokromit nė tregjet e huaja kohėt e fundit, duke iu afruar 600 dollarė pėr ton, me tendencė pėr rritje tė mėtejshme, bėn tė mundur aktivizimin e prodhimit tė mineralit tė kromit edhe nė Shqipėri. Avantazhet e rritjes sė ēmimit nė tregun ndėrkombėtar tė ferrokromit, po shfrytėzohen kryesisht nga kompania italiane "Darfo", e cila ka marrė me koncesion disa objekte tė kėsaj industrie. Tregu privat i industrisė minerare ka nisur nė vitin 1995, pas daljes sė ligjit minerar. Por ulja drastike e ēmimit tė kromit nė tregjet botėrore, uli ritmet e shitjes sė mineralit si dhe rriti sasitė e stoqeve tė tij. Dhėnja me koncension ka riaktivizuar disa miniera, tė cilat qė prej disa vitesh ishin tė shkatėrruara dhe prodhimi i tyre ishte minimal, pėr tė mos thėnė qė nė to nuk prodhohej.
ECIKS/SHEKULLI
|