Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Politikanet e korruptuar serb notonin nė naftėn e Saddamit!


Berlin, 2 shkurt 2004 - Sipas njė tė pėrditshmeje tė re irakiane me emrin "Al Mada" Saddam Husseini e blente pėrkrahjen e tij politike nė botė me falje apo shitje tė naftės. Reagimet nė listėn e gjatė tė botuar kėto ditė sė pari nė Francė dhe mėpas edhe nė vise dhe kryeqytete tė tjera botėrore janė habitėse dhe plot pezm. Nga Serbia si "bashkėpunėtorė" tė Saddamit janė SPS-i serb i Milosheviqit, JUL-i i Mira Markoviqit dhe DSS-i i Vojislav Koshtunicės

Beqė Cufaj

"Al Mada" quhet njė gazetė e re e cila nė Irak ka filluar tė botohet qe disa muaj, dhe kjo e pėrditshme me botimin e listės sė disa dhjetėra politikanėve, shteteve e qeverive por edhe personaliteteve tė njohura, tė cilėt kishin bashkėpunuar pėrmes dhėnies falas tė sasive tė mėdha tė naftės sė papėrpunuar, tashti janė zėnė ngusht dhe duke kėrkuar mėnyra pėr tė shpjeguar kėto akuza tė bėra ndaj tyre.

Ne kėtė listė tė gjatė me rreth 270 personalitete dhe organizata politike, figurojnė emrat e politikanėve, gazetarėve dhe tė partive politike, tė cilat kanė marrė miliona barela tė naftės sė Sadamit. „Al Mada“ ka arritur tė sigurojė njė pjesė tė dokumenteve tė ndėrmarrjes shtetėrore pėr komercializimin e naftės irakiane, nė tė cilat gjenden listat e emrave tė personave dhe ndėrmarrjeve, tė cilėt kishin gėzuar benificione nė kuadėr tė marrėveshjes „naftė pėr ushqim“ dhe kėshtu edhe kishin gėzuar privilegje pėr sasi tė madhe tė naftės me vendimin personal tė Saddam Husseinit. Pėrpos tė dhėnave teknike, nė kėto dokumente gjenden edhe emrat e personave, ndėrmarrjeve, organizatave, njerėzve dhe partive politike, qė nuk kanė asgjė tė bėjnė me sektorin e naftės, nė mesin e tė cileve ėshtė edhe kisha ortodokse ruse.

Nė listė figurojnė edhe emrat e djalit tė ish-presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser, tė njė parlametareje jordaneze, tė njė gazetareje me ndikim nga Siria, tė persidentes sė Indonezisė, si dhe tė birit tė Ministrit tė mbrojtjes sė Sirisė.

Nė tekstin nė fjalė ėshtė bėrė e ditur pokėshtu qė pasi qė regjimi i goditur irakian i Saddamit e kishte pranuar marrėveshjen „naftė pėr ushqim“, ai e kishte transformuar atė shumė shpejt nė njė dobi komerciale dhe lojė politike, e cila ia kishte lejuar atij financimin e armėve dhe tė materialeve ndėrtimore tė destinuara pėr ndėrtimin e pallateve luksoze. Pėrmes zbatimit tė kėsaj politike, regjimi i Sadamit me vetėdije tė plotė kishte keqpėrdorur dhe shpenzuar pasuritė shtetėrore. Pėrmes kėsaj praktike tė korruptimit dhe tė shpėrndarjes sė benificioneve nėpėr botė, regjimi i siguronte vetvetes mbrojtjen, thyente embargon dhe u ikte sankcioneve ndėrkombetare. Kėshtu embargoja nuk e dėmtonte mė regjimin, por popullin e Irakut. Sa herė qė sankcionet ashpėrsoheshin, regjimi bėnte se gjoja ėshtė i dėmtuar nga ato, mirėpo nė realitet kjo nuk ishte e vėrtetė.

Regjimi i izoluar i Saddamit kishte patur gjithnjė nevojė pėr perkrahjen e tė tjerėve, pėr ta ndier veten tė sigurt nė pushtet. Pėrmes politikave tė “liga” ai kishte arritur qė edhe ta fitonte pėrkrahjen e popullit, duke e fajėsuar gjithnjė embargon pėr situatėn e rėndė. Kjo politikė ishte e suksesshme edhe falė vizitave tė shumta tė delegacioneve nga jashtė, tė cilat paraqiteshin si pėrkrahje pėr pushtetin, e ne fakt nuk ishin gjė tjetėr pos qė ishin vizita me qėllim pėrfitimi pėr tė dy palėt- pėr Saddamin qė ia shiste ato popullit tė vet si "kontakte" me botėn dhe pėr mysafirėt tė cilėt me kėtė rast pėrfitonin me dhe nė naftė pėrmes emisarėve qė tek Saddami dėrgonin.

Ajo qė ėshtė mė interesantja nė listėn e gazetės "Al-Mada", ėshtė qė nė tė gjenden edhe personalitete dhe organizate politike tė Serbisė dhe Beogradit. Tashmė dihet botėrisht qė Partia Socialiste e Milosheviqit por edhe partia e gruas sė tij JUL-i "jugosllav" ishin bashkėpunėtorė tė kėtij regjimi. Mirėpo nė listė pokėshtu si "risi" gjendet edhe Partia Demokratike e Serbisė (DSS) e cila kryesohet nga Vojislav Koshtunica. Gazeta irakiane ka bėrė tė ditur qė SPS-i kishte marrė 22 milionė ton barelė naftė, partia e JUL kishte marrė 9,5 milion barelė si dhe Partia e Koshtunicės kishte marrė 6 milionė barelė naftė.

Tashmė dihet qė qysh nė vitin 2002, pra para luftės sė Aleatėve kundėr regjimit tė Bagdadit, Koshtunica u desht tė konfrontohej me akuzat qė vinin nga perėndimi pėr kooperimin e kėtij me Bagadin. Dhe atė nė forma tė ndryshme. Nga shitja e armėve Bagdadit e deri tek "blerja" apo "shkėmbimi" i kėtyre armėve me naftėn qė nga Saddami merrej me ēmim gadi falas. Deri mė sot, nė Serbi askush nuk ka shkuar prapa kėtyre akuzave dhe tashti, me botimin mė tė ri tė kėsaj liste, duket qė kjo punė nuk do tė lihet krejt anash. Kėshilli Qeverisės nė Bagdad ka bėrė tė ditur qė ka marrė vendimin t'i hetojė kėto akuza tė bėra nga e pėrditshmja bagdadase.

ECIKS / Koha Ditore
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail