Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Projekti “AMBO” pėrfundon brenda 2004


Tiranė, 20 janar 2004 - Projekti i naftėsjellėsit transballkanik AMBO pritet qė tė pėrfundojė plotėsisht nė 2004. Kėshtu pohojnė pėr gazetėn “Shekulli” specialistė pranė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės.

“Viti 2004 do tė jetė pėr projektin e detajuar mjedisor, si dhe pėr tė parė ndotjen e mjedisit nė tė gjitha zonat ku kalon tubacioni, si dhe pėr hartimin e detajuar tė projektit inxhinierik,”- pohojnė specialistėt. Ndėrkohė qė gjatė kėtij viti AMBO duhet qė tė sigurojė plotėsisht paketėn financiare, me qėllim fillimin sa mė shpejt tė ndėrtimit tė kėtij naftėsjellėsi. “Kompania “Exfom Mobil” i ka premtuar AMBO-s njė pjesė tė huasė, si dhe njė pjesė tė naftės qė ajo prodhon nė detin Kaspik pėr ta transportuar pėrmes kėtij tubacioni,” -pohojnė specialistėt. Qeveria shqiptare ka miratuar gjurmėn se ku do tė kalojė naftėsjellėsi AMBO nė vendin tonė dhe gjatė 6-mujorit tė parė tė kėtij viti ky projekt tė miratohet edhe nė Kėshillat e Rregullimit tė Territoreve tė qarqeve apo rretheve ku kalon ky naftėsjellės. Kompania AMBO ėshtė duke negociuar me disa banka pėr sigurimin e njė huaja prej 700-750 milion dollarė, ndėrkohė qė rreth 350 milion dollarė ajo do ti investojė vetė, sė bashku me vendet qė kėrkojnė qė tė transportojnė naftė nga ky tubacion.

Pėrfitimet e naftėsjellėsit

“Prurja e projektuar prej 120 mijė metra kub ose 750 mijė fuēi naftė nė ditė parashikohet t’i sjellė Shqipėrisė rreth 50 milionė dollarė tė ardhura nė vit,”- pohojnė specialistė tė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės. Sipas tyre, destinacioni i naftėsjellėsit qė do tė transportojė rreth 40 milionė tonw naftė nė vit ėshtė tė transferojė kėtė sasi nafte nga Terminali tokėsor i Burgasit nė Terminalin e Vlorės, i cili do tė jetė porti kryesor i ngarkimit tė tankerave me destinacion tregun botėror. Por, jo vetėm kaq, sepse vendi ynė do tė pėrfitojė edhe mė shumė. Sė pari, nafta e papėrpunuar qė do tė vijė nga vendet e Kaspikut, do tė mbėrrijė nė vend me njė kosto shumė mė tė ulėt, gjė qė do tė ndikojė ndjeshėm nė ekonominė shqiptare. Sė dyti, Shqipėria do tė shpėrblehet me koston pėrkatėse qė i takon nga lejimi i kalimit tė naftėsjellėsit nė territorin e saj, si dhe do tė rritet mundėsia pėr mė shumė vende pune, sidomos nė portin e Vlorės. Por kėto avantazhe nuk janė asgjė nė krahasim me impaktin qė do tė ketė realizimi i kėtij projekti tė ideuar dhe tė mbėshtetur nga amerikanėt.

Se sa e rėndėsishme ėshtė pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kjo nismė qė i lejon jo vetėm ulje tė konsiderueshme tė deficitit buxhetor, por edhe kontroll tė tregut botėror tė naftės sė papėrpunuar, e tregon interesi qė po tregojnė. Por, burime pranė Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės pohojnė se rėndėsia e ndėrtimit tė naftėsjellėsit Burgas-Vlorė qėndron pėrveē pėrfitimit ekonomik, edhe sepse ai ėshtė nė funksion tė ndėrtimit tė TEC-it tė ri nė Vlorė. Sepse depozitat e naftės dhe gazit do tė vendosen pikėrisht tek porti i Vlorės, ku mjaft afėr gjendet edhe sheshi pėr kompaninė AMBO.

Gjurma e naftėsjellėsit

Naftėsjellėsi do tė hyjė nė vendin tonė nė Qafė -Thanė, mė pas do tė drejtohet drejt Pėrrenjasit dhe do tė shtrihet pėrgjatė rrugės automobilistike deri nė Librazhd, tubacionet mė pas do tė instalohen nė krah tė lumit Shkumbin deri nė Elbasan, mė tej nė Cėrrik, Fiershegan tė Lushnjes, do tė kthehen nė drejtim tė ish -Azotikut tė Fierit dhe mė pas do tė pėrfundojnė nė Portin e Vlorės. Kjo do tė jetė rruga qė do tė ndjekė naftėsjellėsi Burgas-Vlorė nė vendin tonė, sqarojnė specialistėt e Ministrisė sė Industrisė dhe Energjitikės. “Rruga e zgjedhur nga ekspertėt e ēdo vendi dhe nga inxhinierėt e kompanisė AMBO dhe “Broėn & Route” ka shmangur qendrat e banuara si dhe ka pasur parasysh qė tubacioni tė kalojė sa mė afėr rafinerive” pohojnė specialistėt. Ata sqarojnė se studimi ka bėrė edhe njė vlerėsim tė plotė tė problemeve tė mjedisit. Sipas tyre, tubacioni pėrshkon territorin e Shqipėrisė nė njė gjatėsi prej 160 kilometra dhe futet 1metra deri nė 1.5 metra nėn tokė, ku kalimet e rrugėve dhe lumenjve do tė jenė nėntokėsore.

Korridoret

Brenda gjysmės sė dytė tė vitit 2006, nėse gjithēka do tė shkojė mirė, do tė pėrfundojė naftėsjellėsi AMBO. Naftėsjellėsi AMBO do tė kalojė nga Bullgaria, nė Maqedoni dhe mė pas do tė pėrfundojė nė Shqipėri, duke u bėrė pjesė e infrastrukturės sė Korridorit tė Tetė Europian, lindje-perėndim, ku janė tė pėrfshira autostrada, hekurudha, naftėsjellės dhe telekomunikacionet.

Ja si do tė sigurohet nafta e AMBO-s

Nafta qė do tė pėrshkojė tubacionet e kompanisė AMBO do tė sigurohet nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani, Turkmenistani, duke patur si destinacion pėrfundimtar tregjet e Europės dhe veēanėrisht tė Amerikės Veriore. Naftėsjellėsi transballkanik ka njė gjatėsi prej 913 kilometra dhe njė kapacitet transportues prej 750 mijė fuqi nė ditė. Ai niset nga Buragsi, breg ky nė Detin e Zi tė Bullgarisė dhe do tė pėrfundojė nė portin e Vlorės nė Shqipėri. Qė ky projekt tė realizohet ka nevojė pėr 1.2 miliardė dollarė, fond tė cilin AMBO ėshtė nė rrugė e sipėr pėr ta siguruar. Kompania AMBO ka rėnė pothuajse dakord me institucionet financiare pėr tė siguruar rreth 900 milionė dollarė, sepse pjesėn tjetėr ėshtė nė gjendje ta sigurojė me fondet e kompanisė.

Naftėsjellėsi AMBO do tė kalojė nga Bullgaria, nė Maqedoni dhe mė pas do tė pėrfundojė nė Shqipėri, duke u bėrė pjesė e infrastrukturės sė Korridorit tė Tetė Europian, lindje-perėndim, ku janė tė pėrfshira autostrada, hekurudha, naftėsjellės dhe telekomunikacionet.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail