Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Emigrantėt financojnė bizneset e reja


Tiranė, 14 janar 2004 - Tė ardhurat e emigrantėve pėr vitin 2003 i kanė kaluar 700 milionė dollarėt dhe kjo shifėr ėshtė rreth 30 pėr qind mė e lartė se e vitit tė kaluar. Njė gjė e tillė ėshtė bėrė e ditur nga raporti i fundit i Bankės sė Shqipėrisė. Kėto tė ardhura mbulojnė mė shumė se gjysmėn e deficitit tregtar, duke u bėrė kėshtu shtylla kryesore e ekonomisė vendase.

Paratė e emigrantėve kanė shėrbyer kryesisht si financim fillestar pėr bizneset e reja. Studime tė mbėshtetura nė anketime tė INSTAT-it tregojnė se 1/3 e bizneseve tė reja kanė pėrdorur si burime fillestare financimi paratė e emigrantėve. “Kėto investime do tė ishin akoma edhe mė tė mėdha nė qoftė se do tė ekzistonin strukturat e ngritura qė do t’iu krijonin lehtėsira individėve tė ndryshėm pėr t’i investuar kėto para nė Shqipėri, sidomos nė bizneset qė do tė zvendėsonin importet qė vijnė nga jashtė”, shprehet pėr “Biznesin” Tonin Kola, anėtar i kėshillit mbikėqyrės nė Bankėn e Shqipėrisė. Sipas tij, faktorėt qė kanė ēuar nė mosinvestimin e tė gjitha parave tė emigrantėve brenda vendit janė disa. “Njė faktor ėshtė se paratė e ardhura nga emigrantėt nuk janė tė mjaftueshme pėr tė hapur njė aktivitet biznesi, pra kėrkohet njė mbėshtetje plotėsuese me kredi nga ana e bankave tė nivelit tė dytė, nė mėnyrė qė kėto para tė lejojnė hapjen e njė aktiviteti biznesi”.

Njė pėrvojė e re qė vihet re kėto vitet e fundit ėshtė dhe fakti qė njė pjesė e emigrantėve nuk i dėrgojnė mė kursimet e tyre nė formėn e transfertave, por janė rikthyer nė Shqipėri dhe kanė bėrė investime, kryesisht nė formėn e shėrbimeve dhe nė bujqėsi. “Sigurisht qė pėr fillimin e kėtyre bizneseve shėrbejnė nė radhė tė parė paratė qė ata kanė sjellė, por njė rol kryesor ka luajtur edhe pėrvoja qė ata kanė marrė duke punuar nė vendet e huaja”, thotė specialisti i Bankės Qendrore. Ata kanė krijuar njėfarė eksperience qė iu shėrben pėr tė pėrballuar kushtet e konkurrencės dhe kushtet e tregut shqiptar.

Tė ardhurat e emigrantėve stabilizojnė kursin e kėmbimit
Gjithashtu, transfertat nga emigrantėt rrisin ofertėn nė valutė tė huaj nė tregun valutor shqiptar dhe nė kėtė mėnyrė ato ndikojnė nė qėndrueshmėrinė e kursit tė kėmbimit nė kushtet e njė kėrkese tė lartė pėr importe, pra dhe tė njė kėrkese tė lartė pėr valutė tė huaj, qė normalisht do tė ēonte nė rritjen e kursit tė kėmbimit. Transfertat nga emigrantėt financojnė gati gjysmėn e deficitit tė bilancit tregtar (deficit nė bilancin tregtar kemi kur importet tejkalojnė eksportet). E mira do tė ishte qė paratė e emigrantėve tė mos shkonin pėrsėri jashtė pėr tė financuar kėtė deficit, por tė investoheshin brenda vendit.
Realiteti ka treguar qė rruga e investimit ka filluar qė herėt, pasi gati njė e treta e bizneseve kanė si financim fillestar tė tyre tė ardhurat nga emigrantėt.

Si bėhet transferta e parave tė emigrantėve?
Pjesa mė e madhe e parave tė emigrantėve vjen nė formė ndihme pėr familjet e tyre, por njė pjesė akoma edhe mė e madhe investohet nė forma tė ndryshme. Eksodi i emigrantėve nėpėr botė ka nxjerrė si domosdoshmėri edhe funksionimin e institucioneve qė kryejnė transfertat e kėtyre parave, siē janė “Money Gram” dhe “Western Union”. Valbona Hoxha, supervizore e “Money Gram” nė Bankėn e Kursimeve shprehet se gjatė vitit 2003 janė kryer rreth 22.600 transferta nga tė cilat rreth 574 janė dalje nga Shqipėria dhe rreth 22 mijė hyrje. Sipas Hoxhės, paratė qė dalin nga Shqipėria shkojnė mė shumė pėr studentėt qė studiojnė jashtė vendit. Ndėrsa paratė qė hyjnė nė vend, nė 80 pėr qind tė rasteve janė pėr familjet qė nuk kanė asnjė tė punėsuar ose pėr prindėrit pensionistė.

Pse shumica e transfertave vijnė dorazi dhe jo nė rrugė bankare?
Nė radhė tė parė besueshmėria dhe edukimi bankar nė Shqipėri ėshtė shumė i ulėt. Sė dyti, rrjeti bankar nuk ėshtė i shtrirė nė tė gjithė territorin dhe kjo bėhet pengesė pėr dėrgimin e parave me banka nėpėr fshatrat e thella. Gjithashtu, njė ndikim tė madh nė kėtė fakt ka edhe niveli jo i zhvilluar i teknikave tė transfertave (kohėzgjatja dhe komisionet e larta), si dhe fakti qė njė pjesė e emigrantėve punojnė nė punė “tė zezė” dhe druhen tė kenė marrėdhėnie me bankat e vendeve pėrkatėse.

Tė ardhurat nga emigrantėt pritet tė ulen gjatė viteve tė ardhshme
Tė ardhurat nga emigrantėt pritet tė vijnė nė ulje gjatė viteve nė vazhdim. Ilir Gėrdeshi nga Qendra pėr Studime Ekonomike dhe Esmeralda Uruēi nga Banka e Shqipėrisė kanė bėrė njė vėzhgim mbi 1 150 emigrantė pėr tė ardhurat qė ata sjellin dhe pėrdorimin e tyre nė Shqipėri. Duke iu referuar kėtij vėzhgimi, mėsohet se tė ardhurat nga emigrantėt pritet tė ulen pėr shkak tė familjarizimit tė emigrantėve nė vendet ku ata jetojnė e punojnė.

Gjatė vitit tė kaluar tė ardhurat nga emigrantėt kanė qenė mbi 700 milionė dollarė dhe kanė mbuluar mė shumė se gjysmėn e deficitit tregtar tė Shqipėrisė. Gjithashtu, ky vėzhgim tregon edhe mėnyrėn e shpėrndarjes tė tė ardhurave qė sigurojnė emigrantėt pėr ushqim, veshje dhe blerje shtėpish. Bazuar nė kėtė vėzhgim, nė afat tė mesėm apo tė gjatė, emigrantėt kanė planifikuar tė kthehen nė Shqipėri pėr tė investuar nė njė klimė qė pritet tė pėrmirėsohet.

ECIKS / Biznesi
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail