|
Minierat shqiptare fillojnė tė dalin nga krizat
TIRANĖ, 10 JANAR 2004 - Riaktivizohet sektori minerar nė Shqipėri. Pas shumė vitesh humbje dhe mosprodhimi tė minierave shqiptare viti 2003 ka njohur njė rigjallėrim tė kėtij sektori. "Gjatė vitit tė kaluar kemi njė aktivizim tė ndjeshėm tė sektorit minerar, e nė mėnyrė tė veēantė tė minierave nė krom, bakėr, nikel, silikat, si dhe tė tė gjitha llojeve tė materialeve tė ndėrtimit", -ėshtė shprehur ministri Doda. Sipas tij, nė total kundrejt vitit 2002, prodhimi u rrit me rreth 30 pėr qind.
Ndėrkohė qė sipas ministrit, me rreth 30 pėr qind janė rritur edhe investimet private, duke kapur vlerėn e 13 milionė dollarėve. Kurse tė ardhurat nga lejet minerare, arritėn nė rreth 40 milionė lekė ose rreth 2 herė mė tė larta se nė vitin 2002. Sektori minerar me rreth 3 mijė e 200 tė punėsuar, nė vitin 2003 prodhoi dhe eksportoi njė vlerė prej rreth 25 milionė dollarė.
"Nė degėn e kromit, viti 2003 shėnoi fillimin e daljes nga njė prej krizave mė tė thella qė ka njohur tregu ndėrkombėtar i kromit, ndėrkohė qė nė 6-mujorin e dytė tė vitit u rrit ndjeshėm si prodhimi, ashtu edhe investimet", pohon Doda. Ndėrsa, sipas ministrit nė degėn e bakrit, po ndiqen hap pas hapi investimet e kompanisė koncesionare "Beralb" nė minierėn e Munellės dhe nė fabrikėn e pasurimit tė Fushė Arrėzit. Doda sqaron se edhe nė degėt e tjera, gjatė vitit 2003, ka patur zhvillime pozitive, investime tė konsiderueshme janė kryer pėr pėrgatitjen e vendburimeve tė nikelit dhe silikatit.
ECIKS / SHEKULLI
|