|
Nano: Tė thellojmė reformat dhe shpejtojmė integrimin
Tiranė, 31 dhjetor 2003 - Kryeministri Fatos Nano mblodhi dje kėshillin e ri tė ministrave, pėr tė diskutuar hapat e mėtejshme tė maxhorancės nė rrugėn e integrimit europian. "Tashmė Shqipėria ėshtė futur nė rrugėn e saj tė pakthyeshme tė integrimit nė BE. Procesi i Integrimit nuk ėshtė monopol i qeverive; pėrkundrazi ai ėshtė proces i kohabitacionit dhe i bashkimit tė ideve dhe veprimeve reformatore e progresiste nė shėrbim tė tė ardhmes sė vendit", deklaroi Nano. Ai pėrmendi reformat nė institucionet e shtetit si SHISH, Gjykatėn Kushtetuese, Kontrollin e Shtetit, reformat nė drejtėsi reformėn zgjedhore. "Qeveria mbylli pėrfundimisht bashkė mė skafet edhe gojėt e liga tė vendasve dhe ndėrkombėtarėve qė akuzonin gratė dhe vajzat shqiptare pėr prostitucion dhe shqiptarėt si prodhuesit mė tė mėdhenj tė trafikut botėror tė qėnieve njerėzore. Ne dėshmuam se dimė t'i pėrgjigjemi krimit tė organizuar dhe korrupsionit me gjuhėn e ligjit dhe tė ndėshkimit tė merituar nga drejtėsia e organizuar", vazhdoi kryeministri. "Ne u angazhuam dhe pėrfunduam me sukses tė plotė reformėn nė fushėn e pronėsisė sė paluajtshme. Kthimi dhe kompensimi i pronės mbetet ende prioritet, por miratimi i projekt ligjit tė ri nė kuvend", u shpreh Nano. Thellimi i reformave nė administratėn publike, i masave antitrafik e antikorrupsion, nė fushėn e privatizimit e sektorėve strategjikė, tė reformės fiskale, nė drejtėsi, etj janė disa nga objektivat e qeverisė pėr vitin 2004.
ECIKS / Balkanweb
|