|
Kuvendi i Maqedonisė miratoi buxhetin pėr vitin 2004
Shkup, 30 dhjetor 2003 - Kuvendi i Republikės sė Maqedonisė miratoi sot nė orėt e mėngjesit buxhetin pėr vitin 2004, i cili kap shumėn rreth 60 miliardė denarė ose 0.5 pėr qind mė i madh se nė vitin paraprak. Miratimi i buxhetit pėr vitin e ardhshėm ėshtė bėrė me 65 vota "pro" dhe 15 "kundėr". Nga shuma e pėrgjithshme e buxhetit 20.938 miliradė denarė janė paraparė pėr pagat, mėditjet dhe kompensime, 22.391 miliardė pėr transfere rrjedhimore,1.145 miliardė pėr reforma strukturore, ndėrsa 922 milionė denarė pėr reformat nė administratėn publike. Njė risi nė buxhetin e sivjetėm ėshtė pavarėsia e buxhetit gjyqėsor, i cili ėshtė i vetmi qė shėnon rritje nė krahasim me vitin e ardhshėm dhe qėllimi i tė cilit ėshtė modernizimi i gjyqėsisė.
ECIKS / BalkanWeb
|