Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Albtelekom nė 2004 ristarton privatizimin


Tiranė, 29 dhjetor 2003 - Albtelekom ristarton procesin e privatizimit nė 6-mujorin e parė tė vitit 2004. Ministri i Ekonomisė, Arben Malaj dje nė njė konferencė pėr shtyp ka deklaruar se viti 2004 do tė cilėsohet si viti i privatizimeve strategjike. “Albtelekom, ARMO, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, “Servcom”, Aeroporti i Rinasit, ujėsjellėsat dhe hotel “Tirana” do tė nisin procesin e privatizimit”, -pohon Malaj. Kėshtu, qeveria shqiptare pas privatizimit tė 40 pėr qind tė aksioneve tė kompanisė shtetėrore tė sigurimeve, INSIG dhe pas shitjes sė 100 pėr qind tė aksioneve tė Bankės sė Kursimeve, kėrkon qė tė shesė edhe sektorėt e tjerė strategjikė. Ministri Malaj ka deklaruar se “gjatė kėtij viti ėshtė pėrgatitur paketa pėr ritestimin e tregut tė telekomunikacioneve, me qėllim qė tė vijohet mė pas me privatizimin dhe dhėnien e licencės sė operatorit tė tretė celular shoqėrisė Albtelekom”.

Me sa duket qeveria shqiptare kėtė vit do t’i mbajė shpresat pėr privatizimin e kompanisė fikse tė telefonisė celulare, e cila ėshtė duke kaluar momente tė vėshtira. Edhe sipas vetė ministrit tė Transporteve, Spartak Poēi, Albtelekom, nga kompania e parė e telefonisė ėshtė kthyer nė kompaninė e tretė, duke humbur gjithmonė e mė shumė terren. Shkak pėr mosprivatizimin e Albtelekomit herėn e parė, ishin borxhet e mėdha qė kjo shoqėri u kishte kompanive ndėrkombėtare, por edhe dy kompanive tė telefonisė celulare, “Albania Mobile Communication” dhe “Vodafone Albania”. Burime zyrtare pranė Albtelekomit, pohojnė se brenda kėtij viti ose fillimit tė vitit tė ardhshėm, kompania do tė shlyejė borxhet e vjetra. Albtelekom pėrveē fillimit tė procesit tė privatizimit brenda 6-muajve tė parė tė kėtij viti, kjo kompani gjatė kėsaj periudhe do tė hedhė nė treg edhe operatorin e tretė tė telefonisė celulare. “Borxhet nuk do tė vėshtirėsojnė hedhjen nė treg tė operatorit tė tretė celular qė i ėshtė besuar Albtelekomit”, -pohojnė burime zyrtare. Sipas tyre, Albtelekom ėshtė duke punuar pėr shlyerjen e borxheve ndėrkombėtare qė shteti shqiptar ka marrė gjatė periudhės 1989-1992. “Mendojmė qė brenda kėtij viti, borxhi prej 14.5 milionė dollarėsh do tė shlyhet plotėsisht”, -shprehen pėr gazetėn “Shekulli” burime pranė Albtelekomit. Drejtuesit e kėtij institucioni sqarojnė se borxhet qė ka kompania e telefonisė fikse nuk do tė ndikojnė aspak nė hedhjen nė treg tė operatorit tė ri tė telefonisė celulare nė vend, por as nė procesin e privatizimit.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail