Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Shqipėri: Rinegocimi i tarifave doganore


Tiranė, 29 dhjetor 2003 - Qeveria kėrkon argumente pėr tė rinegociuar uljen e tarifave doganore me Organizatėn Botėrore tė Tregtisė (OBT). Ministri i Ekonomisė, Arben Malaj, ka deklaruar dje se qeveria mirėkupton kėrkesėn e biznesit pėr politika mbrojtėse dhe nuk pėrjashton mundėsinė pėr tė negociuar edhe njėherė uljen e tarifave doganore me OBT-nė, por biznesi duhet tė identifikojė argumente tė qarta. “Nėse kompanitė nuk kanė njė peshė tė madhe nė tregun vendas, nuk do tė merret parasysh kėrkesa e biznesit pėr rishikimin e tarifave doganore pėr mallrat e importit”, - pohon Malaj. Pra, qeveria ėshtė e gatshme qė tė rinegociojė me OBT tarifat doganore tė disa mallrave, por vetėm nėse kompanitė shqiptare tė kėtyre mallrave janė tepėr tė fuqishme nė treg. Pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit, disa ditė mė parė i kanė kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė rinegociojė marrėveshjen me OBT-nė, pėr mosuljen e tarifave doganore pėr mallrat e importit, si pėr vajin, peshkun, qumėshtin dhe birrėn, si dhe tė rimbursojė taksėn mbi vlerėn e shtuar (TVSH) pėr kėto produkte.

“Ne kėrkojmė qė qeveria tė ketė pėrgjegjshmėrinė pėr tė eliminuar konkurrencėn e padrejtė qė vjen nga politikat subvencionuese qė bėjnė njė sėrė vende tė rajonit, me tė cilat Shqipėria kryen marrėdhėnie tregtare”, -ėshtė shprehur Agim Rrapaj, kryetar i Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar. Sipas tij, janė njė sėrė industrish vendase agropėrpunuese dhe industri tė tjera, tė cilat e gjejnė veten tė ekspozuar ndaj mallrave tė importit. Por, qeveria deri tani e ka justifikuar mospranimin e kėrkesave tė biznesit duke i quajtur ato si tė parealizueshme dhe qė bien ndesh me marrėveshjet e nėnshkruara me organizatat ndėrkombėtare. Ndėrkohė qė dje ministri i Ekonomisė pohon se “nuk pėrjashtohet mundėsia pėr rinegocimin e tarifave doganore me OBT-nė”. Sipas tij, nė ndihmė tė biznesit shqiptar, Komisioni Europian i ka dhėnė njė grant prej 25 milionė euro buxhetit tė shtetit shqiptar. Malaj sqaron se kjo shumė i ėshtė dhėnė qeverisė shqiptare me qėllim lehtėsimin e thellimit tė uljes sė tarifave pėr lėndėt e para dhe qė ajo tė mos rėndojė biznesin me taksa. Sotiraq Dhamo, profesor nė Fakultetin Ekonomik tė Tiranės dhe kryetar i komisionit tė biznesit pėr paketėn fiskale ėshtė shprehur se “nuk mund tė nxirren si pretekst marrėveshjet me OBT-nė dhe organizmat ndėrkombėtare pėr tė mos marrė parasysh kėrkesat e biznesit, pasi ato nuk mund ta dėnojnė zhvillimin e bizneseve vendase. Unė mendoj se nėse kėrkesat e biznesit jepen tė argumentuara, OBT-ja dhe organizmat ndėrkombėtare nuk kanė se si tė mos i pranojnė ato”. Disa nga kėrkesat qė ka bėrė biznesi, janė tė njėjta me kėrkesat qė kanė edhe organizmat ndėkombėtare nė kuadrin e marrėveshjeve qė kanė nėnshkruar me Shqipėrinė. Kėshtu, OBT-ja dhe biznesi janė nė tė njėjtin mendim qė tarifat doganore pėr lėndėt e para qė vijnė nė vend, tė jenė nga 0 deri nė 2 pėr qind, ndėrkohė qė qeveria i ka rritur kėto tarifa e i ka bėrė 6 pėr qind. Sipas Dhamos, qeveria nxjerr si pretekst marrėveshjet e OBT-sė kur ėshtė puna pėr tė reduktuar tarifat doganore tė disa produkteve, dhe nuk “bėn zė” kur shkelet marrėveshja duke i mbajtur tė larta tarifat pėr lėndėt e para. Malaj nė konferencėn e djeshme ka deklaruar se Ministria e Ekonomisė, Ministria e Integrimit dhe pėrfaqėsuesit e biznesit mund tė bashkėpunojnė pėr tė hartuar njė draft pėr tarifat doganore dhe nėse ai bėhet gati mund tė paraqitet pranė OBT-sė.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

ECIKS sjellė investimet e para nė IT
Shtrenjtimi i karburanteve ndikon edhe nė ēmime tjera
PTK kėrkon drejtor tė ri kosovar
KEK tremb hajnat
ECIKS, AKM promovojnė Brezovicėn nė Vjenė



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail