|
KESH investon 2 miliardė lekė nė distribuim
TIRANĖ, 20 qershor 2003 - Kėshilli drejtues i Korporatės Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), njoftoi se ka miratuar fonde shtesė pėr investime tė reja. Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė kėsaj Korporate Andi Harasanit, nė sektorin e distribuimit tė elektroenergjisė do tė investohen edhe 2 miliardė lekė tė tjera. Kėto investime bėhen nė kuadėr tė fuqizimit tė sektorit elektroenergjitik tė vendit dhe tė pėrmirėsimit tė furnizimit me elektroenergji.
Mė pak se gjysma e kėtyre mjeteve nga ky fond, rreth 800 milionė lekė do tė investohen nė Tiranė, kryesisht pėr futjen e linjave tė reja elektrike nė zonėn industriale tė qytetit dhe pėr rrjetin 20 kV. Nga burime zyrtare tė Ministrisė shqiptare pėr Industri dhe Energjetikė bėhet e ditur se shuma e gjithmbarshme e investimeve qė KESH-i do tė bėjė gjatė vitit 2003 do tė arrijė vlerėn prej 90 milionė dollarėsh amerikanė.
ECIKS (K.D.)
|