|
Banka Shqiptare e Kursimeve shitet 95 milionė dollarė
TIRANĖ, 19 Dhjetor 2003 - Banka Raiffeisen e Austrisė fitoi tenderin pėr blerjen e Bankės Shqiptare tė Kursimeve, me njė ēmim tė ofruar prej 95 milionė dollarė. Burime zyrtare nga qeveria shqiptare konfirmuan se shitja e Bankės sė Kursimeve ėshtė bėrė mė shumė sesa ishte parashikuar nga qeveria. Por mė vonė do tė bėhet publikė edhe ēmimi qė i kishte vendosur qeveria shqiptare kėsaj banke. Zarfat u hapėn nė mbledhjen e bėrė pardje nė mbrėmje pas shumė shtyrjesh tė njėpasnjėshme. Bankat e ofruara pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve, ishin banka hungareze OTP dhe Raiffeisen e Austrisė. Nė 20 Tetor tė kėtij viti tė dyja kėto banka bėnė kėrkesėn zyrtare pėr parakualifikim dhe tre-katėr ditė mė pas Komisioni i Vlerėsimit i kualifikoi tė dyja, duke i hapur kėshtu rrugėn proēesit tė vėzhgimit nga afėr tė situatės financiare tė bankės.
Zarfi i bankės hungareze OTP nuk u hap pasi u panė parregullsi nė dokumentacion. Ndėr blerjet mė tė suksesshme tė Raiffeisen janė nė vitin 2000 blerja e Market Banka nė Bosnjė-Hercegovinė, nė 2001 blerja e HPB dhe Banka Agricola, dhe nė vitin 2002 blerja e Bankės Amerikane sė Kosovės.
Sot Raiffeisen zė 25.5% tė tregut bankar austriak, zotėron 28.2% tė depozitave, 22.1% tė kredive dhe 28.9% tė fondeve tė menaxhuara. Nė 30 qershor 2003 pasuria totale e saj ishte 50.453 milionė euro, fitimi para tatimit ishte 165.9 milionė euro dhe raporti tė ardhura/shpenzime 70.9%.
ECIKS / Gazeta Shqiptare
|