|
Banka e Kursimeve humb peshė nė tregun bankar
Tiranė, 16 dhjetor 2003 - Banka e Kursimeve vazhdon tė humbė peshėn e saj nė tregun bankar shqiptar. Njė pohim i tillė ėshtė bėrė nė raportin e dalė nga mbledhja e radhės sė kėshillit mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė mbi "Vlerėsimin e gjendjes financiare tė sistemit bankar shqiptar pėr tremujorin e tretė tė vitit 2003". Sipas kėtij raporti, pesha e Bankės sė Kursimeve karakterizohet nga njė rėnie e ndjeshme gjatė viteve pėr faktin e rritjes sė rėndėsisė sė grupit tė bankave private. Pas vitit 2001, pesha e grupit tė bankave private bėhet gjithnjė e mė e krahasueshme me peshėn e Bankės sė Kursimeve. Kjo ngjarje vlerėsohet pozitive pėr sa i pėrket efektit tė pėrqendrimit tė aktivitetit bankar, pasi ky i fundit konsiderohet pengues ndaj zhvillimit tė konkurrencės sė njė sistemi, citohet nė kėtė raport. Gjithashtu, edhe ndikimi kryesor i bankave private nė rritjen e totalit tė aktiveve nė krahasim me dy tremujorėt e parė tė vitit dėshmon dhe njė herė reduktimin e peshės sė Bankės sė Kursimeve, ngjarje kėto qė rrjedhojnė nė njė sistem bankar mė pak tė pėrqendruar.
Depozitat
Tremujori i tretė i kėtij viti, ashtu si tremujorėt e tjerė tė katėr viteve tė fundit, ka shėnuar tkurrjen e radhės tė nivelit tė depozitave qė zotėron Banka e Kursimeve. Prej qershorit tė vitit 1999, kur kjo bankė zotėronte rreth 76 pėr qind tė depozitave, sot mund tė parashikojmė njė nivel afėrsisht 50 pėr qind tė tyre. Ndėrkohė qė nga raporti i kėshillit mbikėqyrės mėsohet se ndikimin kryesor nė rritjen e nivelit tė depozitave nė kėtė tremujor e ka dhėnė grupi i bankave private me 9,2 miliardė lekė, pėrkundrejt Bankės sė Kursimeve me 3,3 miliardė lekė dhe grupit tė bankave me kapital tė pėrbashkėt me 2 miliardė lekė. Por, megjithatė, Banka e Kursimeve vazhdon tė evidentojė nivelin mė tė lartė tė depozitave nė sistem.
Sipas specialistėve, faktorėt qė kanė rritur numrin e depozituesve nė bankat private nė dėm tė Bankės sė Kursimeve mund tė jenė: pėrpjekja e disa bankave pėr tė ofruar produkte tė reja nė treg (forma tė reja kredish, ēeqe, karta pagese etj.). Faktor tjetėr, ndoshta dhe mė kryesori, ėshtė i lidhur me drejtimin e Bankės sė Kursimeve. Tremujorin e fundit janė shtuar veprimet pėr privatizmin e kėsaj banke dhe vėmendja, pothuajse totalisht, ėshtė pėrqendruar nė marketingun e saj.
ECIKS / Biznesi
|