|
Qeveria: Garanci pėr ligjshmėrinė e privatizimit tė BK-sė
Tiranė, 15 dhjetor 2003 - Qeveria shqiptare nė mbledhjen e saj tė fundit miratoi vendimin "Pėr miratimin e projektkontratės pėr shitjen e aksioneve tė Bankės sė Kursimeve, sh.a." Kontrata e shitjes sė aksioneve ėshtė konceptuar nė dy faza. Faza e parė lidhet me realizimin e kushteve paraprake tė pėrfshira nė kontratė, pėrmbushja e tė cilave sjell mbylljen e fazės sė parė. Me mbylljen e kėsaj faze dhe pėrmbushjen e detyrimeve tė palėve lidhur me kėtė fazė, blerėsi kryen transferimin 100 pėr qind tė ēmimit tė blerjes nė llogarinė e ngurtėsuar.
Faza e dytė e shitjes sė aksioneve lidhet me kompletimin e procedurės sė regjistrimit tė aksioneve nė emėr tė pronarit tė ri (blerėsit) pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė - Tiranė dhe transferimin e ēmimit tė blerjes nga llogaria e ngurtėsuar nė favor tė shtetit. Nė tekstin e kontratės janė parashikuar qė, pala shitėse, shteti shqiptar, do t'u japė investitorėve tė huaj, garancitė qė kanė tė bėjnė me ligjshmėrinė e procesit tė privatizimit si dhe tė ligjshmėrisė sė veprimtarisė operacionale tė deritanishme tė Bankės sė Kursimeve.
Kontrata nuk parashikon asnjė ēmim pasi ėshtė blerėsi ai qė duhet tė ofrojė ēmimin, bazuar nė numrin e aksioneve qė ai propozon tė blejė, nė varėsi kjo dhe tė kushteve dhe afateve tė kontratės. Kontrata parashikon, gjithashtu, se 10 pėr qind e ēmimit tė blerjes do tė transferohet nga blerėsi nė llogari tė ngurtėsuar qė do tė hapet nė njė bankė tė pavarur, e cila do tė vendoset me marrėveshjen e palėve me nėnshkrimin e kontratės. Ndėrsa pjesa tjetėr e ēmimit prej 90 pėr qind do tė transferohet nė llogarinė e ngurtėsuar gjatė realizimit tė fazės sė parė tė shitjes sė aksioneve dhe banka e llogarisė sė ngurtėsuar do ta transferojė kėtė shumė te shitėsi nė fazėn e dytė tė shitjes sė aksioneve. Ashtu siē ėshtė bėrė e njohur pritet qė kėtė javė tė zhvillohet edhe tenderi pėrfundimtar pėr blerjen e kėsaj banke shtetėrore, ku janė kualifikuar pėr kėtė fazė finale dy banka tė njohura europiane, Banka OTP e Hungarisė dhe Raiffeisen e Austrisė.
ECIKS / Shekulli
|