|
Raiffeisen e interesuar pėr Bankėn e Kursimeve
Vjenė, 13 Dhjetor 2003 - Drejtues tė bankės austriake "Raiffeisen Zentralbank" kanė deklaruar se do ta kthejnė Bankėn e Kursimeve njė nga bankat mė tė suksesshme tė vendit, e cila krahas sigurisė qė do tė japė pėr klientėt e saj, do tė ndihmojė dhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Drejtori i pėrgjithshėm i "Raiffeisen Zentralbank", Herbert Stepic, ka deklaruar se kreditimi do tė jetė pika mė e fortė e bankės austriake nė tenderin qė do tė zhvilohet pėr blerjen e BK-sė. Ndėrkohė, Stepic, ka deklaruar se invesitmet nė Bankėn e Kursimeve do tė jenė hap pasi hapi, sipas nevojave. "Nė rast se ne do tė jemi fituesit e kėtij tenderi, do t'i japim shanse tė mėdha zhvillimit tė ekonomisė vendėse, pasi ne kreditojmė ndėrmarrje tė mesme dhe korporata", ka deklaruar Stepic. Sipas tij, kjo bankė do tė mund tė sjellė nė Shqipėri dhe investorėt e mėdhenj austriakė tė cilėt janė klientė tė "Raiffeisen Zentralbank". Blerja e Bankės sė Kursimeve duket se do tė jetė mundėsia e vetme e vendit tonė pėr t'u pėrfshirė nė rrejtin e bankės austriake.
"Shqipėria mungon nė rrjetin tonė dhe ne prandaj kėrkojmė qė tė blejmė Bankėn e Kursimeve. Por nė rast se nuk dalim fitues nga tenderi ne nuk do tė kėrkojmė licensėn pėr tė hapur degėn tonė nė Shqipėri dhe kėtė ia kemi bėrė tė qartė dhe qeverisė shqiptare", ka theksuar drejtori i pėrgjithshėm i bankės austriake. Grupi bankar austriak "Raiffeisen Zentralbank" e ka marrė emrin nga themeluesi i shoqatės sė parė kooperative bankare nė 1862 nė Anhausen (Gjermani), Friedrich Wilhelm Raiffeisen. Gjatė mė shumė se 140 viteve ky grup ka pasur njė rritje tė aktivitetit tė tij dhe nuk ka njohur asnjėherė falimentim. Ndėr blerjet mė tė suksesshme tė tij janė; nė vitin 2000 blerja e "Market Banka" nė Bosnjė-Hercegovinė, nė 2001 blerja e "HPB" dhe "Banka Agricola", dhe nė vitin 2002 blerja e "American Bank of Kosovo". Ndėrkohė, banka austriake "Raiffeisen" ėshtė e shtrirė gjerėsisht nė tė gjithė Europėn Qėndrore dhe ka nė total rreth 1.7 milionė klientė. Ndėrsa pasuria totale e rrjetit bankar tė "Raiffeisen Zentralbank" ka arritur nė 16.1 miliardė lekė duke u rritur nga viti nė vit. Ndėrkohė, kjo bankė e njohur pėr shėrbimet e saj dhe pėr suksesin qė ka arritur nė tregun bankar, gjatė kėtij viti ka fituar 15 ēmime ndėrkombėtare, duke u cilėsuar si "Banka mė e mirė e vitit", nė ato vende ku ajo ėshtė shtrirė. Sot Raiffeisen zė 25.5 pėr qind tė tregut bankar austriak, zotėron 28.2 pėr qind tė depozitave, 22.1 pėr qind tė kredive dhe 28.9 pėr qind tė fondeve tė menaxhuara tė kėtij tregu. Rreth 41 pėr qind tė austriakėve mbi 15 vjeē janė klientė tė kėsaj banke. "Raiffeisen Zentralbank" ofron shėrbime pėr individėt dhe kompanitė nė shume shtete tė Rajonit. Strategjia e "Raiffeisen Zentralbank" pėr Europėn Qendrore dhe Lindore ėshtė afrimi i shpejtė i kėtyre dy zonave, joshja e klientėve lokalė, korporatave dhe klientėve bankarė duke i paraqitur produktet e ofruara nga banka austriake. Kjo bankė ėshtė nismėtare qė qėndron pėr kualitetin dhe ka njė reputacion tė shkėlqyeshėm.
"Raiffeisen Zentralbank" sjell njohuri, teknologji dhe pėrgatit bazėn pėr investitorėt e huaj. Nė tė njėjtėn kohė, kjo bankė ka njė pėrkushtim afatgjatė nė Evropėn Qendrore dhe Lindore dhe pėrcjell politikėn pėr tė investuar fitimet nė vendin e origjinės.
ECIKS / BalkanWeb
|