|
Dinari serb merr tatpjetėn
Beograd, 10 dhjetor 2003 Dinari serb edhe mė tutje ėshtė duke e humbur vlerėn, njofton APA. Nė kėtė njoftim thuhet se prej fillimit tė kėtij viti dinari ėshtė zhvleftėsuar nė raport me euron pėr 10 pėr qind. Pėrderisa nė fillim tė vitit njė euro ka kushtuar 62 dinarė, kursi i sotėm i tij ka arritur tashmė nė 68 dinarė. Banka Nacionale Serbe, e cila kursin e dinarit e pėrcakton nė varshmėri tė ofertės dhe kėrkesės nė tregun e devizave, e ka arsyetuar zhvleftėsimin me rėnien e kursit tė dollarit.
Ish-presidenti i kėsaj banke, Mladjan Dinkiq, ėshtė megjithatė i njė mendimi tjetėr. Sipas tij, zhvleftėsimi i dinarit ka tė bėjė ekskluzivisht me rritjen e deficitit tė tregtisė sė jashtme. Ky deficit pritet qė kėtė vit tė arrij njė rekord prej 5 miliardė dollarė (4,14 miliardė euro), tha Dinkiq para gazetarėve. Deficiti ka mundur tė jetė shumė mė i madh, sikur tė mos kishte pasur tė hyra tė mėdha nga privatizimi. Kėtė vit qeveria serbe ka shitur disa nga ndėrmarrjet mė tė suksesshme, qė kanė qenė pronė shtetėrore.
ECIKS (K.D.)
|