|
Hungarezėt: nė dhjetor propozimi pėr BK-nė
BUDAPEST 06 DHJETOR 2003 - OTP, banka mė e madhe hungareze, dhe njė nga konkurrentet pėr blerjen e Bankės sonė tė Kursimeve, nė njė deklaratė pėr shtyp bėri tė ditur dje se do tė paraqesė nė mes tė dhjetorit propozimin qė pėrfshin detyrimin pėr tė blerė grupin e aksioneve tė BK-sė nė pronėsi shtetėrore.
Duke u mbėshtetur nė synimin e tyre pėr tė kryer blerjen, ekspertėt e bankės OTP bashkė me revizorėt dhe kėshilltarėt ligjorė, pėrfunduan kontrollin e institucionit mė tė madh financiar shqiptar, i cili ėshtė gjithashtu i vetmi qė ėshtė 100% pronė shtetėrore. Ekspertėt dhe kėshilltarėt e bankės OTP po analizojnė dhe vlerėsojnė aktualisht deklaratat financiare tė Bankės sė Kursimeve tė Shqipėrisė (BKSH) pėr vitin 2002 dhe gjysmėn e parė tė vitit 2003. Mbi kėtė bazė, drejtoria e bankės OTP qė ėshtė pėrgjegjėse pėr pėrgatitjen dhe administrimin e blerjeve do tė hartojė dhe pasi tė ketė marrė miratimin e menaxhimit tė institucionit tė kredisė, do tė paraqesė nė mes tė dhjetorit propozimin qė pėrfshin detyrimin pėr tė blerė grupin e aksioneve tė BK-sė nė pronėsi shtetėrore" - thuhet nė deklaratė.
Shqipėria ka qenė njė nga vendet nė shėnjestėr tė bankės OTP nė strategjinė e saj pėr blerjen e bankave tė huaja. Ekspertėt e kėsaj banke, strategjia e tė cilėve pėr privatizimin e Bankės sė Kursimeve ka pėrballė tė njėjtat qėllime tė njė banke austriake, mendojnė se Banka e Kursimeve tė Shqipėrisė ka perspektiva pozitive dhe njė potencial tė sigurt pėr rritje.
Nė tė njėjtėn kohė, banka OTP mund tė pėrfitojė nė Shqipėri nga pėrvoja e mėnyrės se si njė institucion financiar, dikur pronė shtetėrore, qė zhvillon aktivitetin e tij nė njė ekonomi tranzicionale, mund tė transformohet nė njė bankė tregtare konkurruese dhe tė njohur nė planin ndėrkombėtar, e cila u siguron shėrbime tė cilėsisė sė lartė njerėzve privatė, ndėrmarrjeve si dhe organeve tė pushtetit lokal, - thuhet nė deklaratėn e OTP-sė.
OTP ėshtė institucioni mė i madh i kredisė nė Hungari. Sipas ekspertėve, njė synim kryesor i Bankės OTP ėshtė Banka e Kursimeve e Shqipėrisė, me anė tė standardeve dhe pėrfitimeve tė larta tė veprimit tė saj, ti japė kontributin e saj rritjes sė njohjes sė ekonomisė shqiptare dhe tė sektorit tė saj bankar para ardhjes sė kohės sė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian.
Shqipėria nuk paraqet pėrvojėn e parė tė OTP-sė jashtė Hungarisė. Nė pranverė tė vitit 2001 OTP bleu bankėn sllovake IRB, e cila zhvillon aktivitetin e saj nėn emrin OTP Banka Slovensko". Ndėrsa kėtė vit, OTP ka blerė edhe bankėn mė tė madhe bullgare pėr klientėt me pakicė, DSK.
ECIKS / SHEKULLI
|