|
Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale nė Kuvend
TIRANĖ, 03 Dhjetor 2003 - Ministri i Financave Kastriot Islami, prezantoi dje para deputetėve tė Kuvendit Popullor, projektbuxhetin dhe paketėn fiskale tė vitit 2004. Fjalėn e hapjes nė prezantimin e projektbuxhetit, e mbajti Kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, i cili theksoi se "kėto dy dokumente kanė rėndėsi tė madhe, jo vetėm pėr mbarėvajtjen dhe rritjen ekonomike gjatė vitit 2004, por edhe pėr impaktin e drejtpėrdrejtė qė ato kanė nė tė gjitha strategjitė, projektet dhe dokumentet e tjerė tė rėndėsishėm si Strategjia Kombėtare pėr Zhvillim Ekonomik dhe Social, Projektbuxhetin Afatmesėm 2004-2006, atė tė zhvillimit tė turizmit etj".
Ministri i Financave Kastriot Islami, u shpreh se "buxheti i vitit 2004 do tė vazhdojė tė financojė me prioritet sektorin e shėndetėsisė, me synim pėrmirėsimin e shėrbimit parėsor, sektorin e arsimit me synim pėrmirėsimin e mėsimdhėnies dhe rritjes sė nivelit tė arsimit".
Sipas tij kujdes do tė vazhdohet tė tregohet nė shėrbimet sociale. Totali i te ardhurave te buxhetit do te arrije ne afersisht 200 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 22.2 miliarde leke me shume, sesa pritet ne fund te ketij viti.
"Te ardhurat nga tatimet dhe doganat do te kapin shifren 125.6 miliarde leke ose nje rritje progresive prej 15 miliarde lekesh, ku per here te pare tatimet do te sjellin ne buxhetin e shtetit me shume te ardhura sesa doganat", vazhdoi Islami. Sipas tij, shpenzimet buxhetore do te rriten me mbi 30 miliarde leke ose me rreth 14.4% kundrejt vitit 2003, nderkohe qe financimi i brendshem i deficitit do te mbahet ne nivel konstant me GDP-ne.
Investimet do te arrijne ne rreth 48 miliarde leke ose nje rritje me 9.4 miliarde leke dhe e thene ndryshe nje rritje me mbi 25%.
ECIKS / Balkanweb
|