|
Shqipėri: Mbėrrin nė kuvend projektbuxheti 2004
TIRANĖ, 1 dhjetor 2003 - Projektbuxheti 2004 dhe paketa e re fiskale pėr vitin e ardhshėm mbėrrin nė Kuvend. Gjatė kėsaj, jave pritet qė ajo tė merret nė shqyrtim nga deputetėt e komisioneve parlamentare, kryesisht ai i Ekonomisė. Pas dy-tre javėsh vonese, mė nė fund, ai gjendet nė duart e deputetėve tė cilėt do merren me shqyrtimin e tyre gjatė kėsaj periudhe qė u ka mbetur punimeve tė Kuvendit.
Nė projektbuxhetin e vitit 2004 ėshtė parashikuar qė shpenzimet kryesore do t'i pėrkasin infrastrukturės rrugore dhe hekurudhore dhe mė pas, prioritet do tė jenė shėndetėsia dhe arsimi. Investimet do tė arrijnė nė rreth 48 miliardė lekė, ose 10 miliardė lekė mė shumė se kėtė vit. Totali i tė ardhurave tė buxhetit ėshtė parashikuar tė jetė 200 miliardė lekė, ku tė ardhurat nga tatimet dhe doganat do tė kapin shifrėn 125.6 miliardė lekė. Vitin e ardhshėm shpenzimet buxhetore do tė rriten me 31 miliardė lekė. Ėshtė bėrė e mundur zėvendėsimi i uljes sė financimit tė huaj pėr vitin e ardhshėm. Pėr vitin 2004, tė ardhurat nga privatizimi janė parashikuar tė arrijnė vlerėn e 2 miliardė e 830 milionė lekėve. Nga ky total i parashikuar, 1 miliard e 400 milionė lekeė i takojnė shitjes sė kompanisė sė sigurimeve INSIG.
ECIKS / Koha Jonė
|