|
Cani: Ekonomia shqiptare i kthehet rritjes konstante
TIRANE, 26 Nėntor 2003 - Guvernatori i Bankes se Shqipėrise, Shkelqim Cani, ne mbledhjen e Komitetit Nderministror te Politikave te Sigurimit Kombetar, theksoi se "Ekonomia shqiptare gjatė vitit 2003, duket se i ėshtė kthyer ritmeve tė rritjes sė saj potenciale, pas ngadalėsimit tė vėrejtur nė vitin 2002." Sipas Canit, parashikimi i rritjes ekonomike pėr vitin 2003, rreth 6 pėr qind, mbetet njė mundėsi realiste. Ai theksoi se zhvillime tė tilla si: qėndrueshmėria nė prodhimin bujqėsor, performanca optimiste nė degėt e shėrbimeve, industrisė dhe tė transportit, rritja e vėllimit tė shkėmbimit tregtar e verifikuar nė 6-mujorin e parė tė vitit, numri i shtuar i turistėve, situata e qėndrueshme dhe e favorshme energjitike, qėndrueshmėria nė prurjet valutore tė emigrantėve e faktorė tė tjerė, janė argumente tė besueshme nė arritjen e objektivit tė rritjes ekonomike tė vendit.
ECIKS / Balkanweb
|