|
Poēi: Rruga Durrės-Morinė do jepet me koncension
Durrės, 24 Nėntor 2003 - Kompani tė huaja janė interesuar pėr tė marrė me koncension rrugėn Durrės - Kukės. Ministri i Transporteve Spartak Poēi ka theksuar se njė kompani gjermane ka shprehur interesimin pėr tė ndėrtuar me koncension disa prej akseve qė i parkasin rrugės Durrės - Kukės. Ndėrkohė, burime zyrtare nė Ministrinė e Transporteve kanė theksuar se komapania e Emirateve tė Bashkuara qė po ndėrton aeroportin e Kukėsit ka shprehur inters pėr tė marrė me koncension tunelin qė kalon masivin e Kalimashit, me gjatėsi 6 kilometra. "Segmentė tė caktuar tė rrugės Durrės - Kukės mund tė jepen me koncension. Kjo do tė thotė qė nė kėto akse automjetet qė do tė kalojnė do tė duhet tė paguajnė njė taksė tė caktuar", kanė theksuar specialistė. Me 28 nėntor do tė fillojė ndėrtimi i segmentit tė parė rrugor qė i pėrket rrugės Durrės Kukės - Morinė. Forcat ushtarake tė xhenjos do tė fillojnė ndėrtimin e aksit Milot Rrėshen, i cli ėshtė pjesė e rrugės qė do tė lidhė Shqipėrinė me Kosovėn. Kėto detaje janė bėrė tė ditura dje gjatė vizitės sė Ministrit tė Transporteve dhe Telekomunikacionit Spartak Poēi. Qėllimi i vizitės sė tij ishte takimi me drejtuesit e ndėrmarrjeve dhe institucioneve qė varen nga kjo ministri.
ECIKS / Gazeta Shqiptare
|