|
OTP kėrkon 100 % tė aksioneve tė Bankės sė Kursimeve
TIRANĖ, 21 NĖNTOR 2003 - Banka hungareze OTP kėrkon qė tė blejė 100 pėr qind tė aksioneve tė Bankės sė Kursimeve. "Ne kėrkojmė qė t'i japim njė fytyrė tė re Bankės sė Kursimeve, sepse jemi mė tė mirėt", -ėshtė shprehur drejtuesi i lartė i bankės OTP me qendėr nė Budapest gjatė njė konference pėr shtyp, Laszlo Wolf. Sipas tij, banka OTP mund tė shndėrrojė Bankėn Shqiptare tė Kursimeve nga njė bankė tė vjetėr nė njė bankė moderne. Ndėrkohė ambasadori i Hungarisė nė Shqipėri i pranishėm nė kėtė konferencė pėr shtyp ka deklaruar se "gara pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve me siguri qė do tė fitohet nga OTP Bank". Ēmimi qė do tė ofrohet pėr Bankėn e Kursimeve, shėrbimet e reja, sistemi i operimit, fuqizimi i degėve nė rrethe, eksperienca nė industrinė e turizmit, stabiliteti bankar i bankės OTP nė tė gjithė Europėn dhe cilėsia e shėrbimeve tė saj, do tė bėjnė qė kjo bankė tė fitojė tenderin ndėrkombėtar pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve, sqaron Wolf. "Ne kemi njė sistem tė konsoliduar dhe njė plan biznesi se si mund tė afrojmė klientėt", -shprehet Laszlo Wolf pėr gazetėn "Shekulli". Sipas tij, nėse banka OTP do tė blejė Bankėn e Kursimeve, kjo bankė brenda 6 ose 10 muajve do tė kryejė njė aktivitet bankar tė standardeve ndėrkombėtare. Drejtuesit e bankės OTP sqarojnė se Banka e Kursimeve ėshtė nė strategjinė e tyre rajonale, me qėllim qė tė bėhet njė grup kryesor i shėrbimeve financiare nė rajon. Rritja e rajonit tė Europės Qendrore dhe Lindore, krijimi i grupeve financiare, sigurimi i njė shėrbimi cilėsor dhe tė lartė pėr tė gjithė klientėt, si dhe rritja e kursimeve nga shkalla e gjerė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare dhe rritja e efikasitetit tė shėrbimeve janė synimet strategjike tė bankės OTP. Wolf shprehet se: "gurė themeltarė tė vizionit tė strategjisė sė OTP-sė pėr Bankėn e Kursimeve janė futja e produkteve tė reja, futja e teknologjive tė reja, mundėsi tė reja pėr klientėt dhe pėr punonjėsit e kėsaj banke, investime tė mėdha"
ECIKS / SHEKULLI
|