|
INSIG drejt fazės sė dytė tė privatizimit
TIRANĖ, 21 NĖNTOR 2003 - Marrėveshjet ligjore pėr privatizimin e INSIG-ut tashmė janė kthyer nė formėn e projektligjeve, tė cilat pritet qė tė kalojnė brenda kėsaj jave pėr miratim nė Parlament.
Miratimi i marrėveshjeve pėr shitjen e 39 pėr qind tė aksioneve finalizon edhe fazėn e parė tė privatizimit tė kompanisė shtetėrore tė sigurimeve dhe i hap rrugė fazės sė dytė tė privatizimit tė kėsaj kompanie. Ministri i Financave Kastriot Islami, dje gjatė njė konference pėr shtyp, parashtroi tė gjitha hapat qė u ndoqėn gjatė fazės sė parė tė privatizimit, e cila ėshtė tashmė pranė finalizimit tė saj, duke theksuar se: "kėto hapa kanė qenė gjithnjė transparentė, ligjorė dhe tė konsultuar me partnerėt ndėrkombėtarė".
Sipas Islamit, gjatė fazės sė parė u pėrcaktua kompania "Deloitte & Touche" pėr auditimin e INSIG-ut dhe me financimin e Bankės Botėrore u bė vlerėsimi i kompanisė nga njė vlerėsues ndėrkombėtar i njohur si KPMG. "Nė pėrfundim tė kėtij vlerėsimi rezultoi se vlera e kėsaj kompanie luhatej nga 2.3-2.8 miliardė lekė", -pohon Islami. "Gjatė negociatave, dy institucionet ofruan zyrtarisht ēmimin 3.1 miliardė lekė, i cili pas rinegociatave arriti nė 3.2 miliardė lekė". Ky ēmim sipas ministrit tė Financave ėshtė rreth 40 % mė i lartė se vlera minimale e rezultuar nga vlerėsimi i KPMG dhe i pranuar nga Kėshilli i Ministrave dhe rreth 15 % mė i lartė, se vlera maksimale e kėtij vlerėsimi. Sipas Islamit, pas pėrfundimit tė fazės sė parė i hapet rruga fazės sė dytė, asaj tė pėrzgjedhjes sė investitorit strategjik, i cili do tė zotėrojė paketėn kontrolluese tė INSIG.
ECIKS / SHEKULLI
|