|
Shqipėri: Rritet prodhimi i ēelikut dhe ēimentos
Tiranė, 17 Nėntor 2003 - Prodhimi i ēelikut nė Shqipėri ka njė rritje prej rreth 1.2 pėr qind gjatė 9-mujorit tė parė tė vitit 2003, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Kryesisht ky prodhim realizohet nga kompania turke "Kurum" nė repartet e saj nė ish kombinatin metalurgjik tė Elbasanit. Duke patur parasysh se, ēeliku i prodhuar nė vend, sipas specialistėve, ėshtė i njė cilėsie qė mund tė pėrdoret pėr ndėrtimin e objekteve, jo shumė tė larta (deri ne 5-6 kate), rritja e nevojave pėr konsum ēeliku, pėr ndėrtime nė lartėsi, vazhdon tė plotėsohet nga importi. Treguesit eksport-import tė ēimentos flasin pėr rritje tė sektorit tė prodhimit tė ēimentos nė vend, por dhe nga importi, fakt qė tregon pėr zhvillim tė sektorit tė ndėrtimit. Kėshtu, konstatohet rritje e importit tė saj me rreth 10.1% dhe rritje e eksportit me rreth 95.3%, pėr 8-mujorin 2003, qė ėshtė edhe njė tregues i mirė i rritjes sė prodhimit vendas, nė kushtet kur nė tė njejtėn kohė, sektori i ndėrtimit ėshtė njė sektor qė pasqyron rritje.
ECIKS / KORRIERI
|