|
Shqipėria mbizotėrohet nga ekonomia informale
TIRANĖ, 12 NĖNTOR 2003 - Shqiptarėt mbi 30 pėr qind tė transaksioneve i kryejnė me para xhepi, ndėrkohė qė edhe mbi 70 pėr qind e biznesmenėve detyrimet doganore i paguajnė me para nė dorė ose cash. Kėto shifra flasin hapur se biznesmenėt shqiptarė preferojnė qė tė mos institucionalizojnė bizneset e tyre nėpėrmjet bankave.
Niveli i lartė i ekonomisė informale ka bėrė qė paraja nė qarkullim tė arrijė nė 122.1 miliardė lekė, duke penguar kėshtu zhvillimin e ekonomisė. Gjatė njė seminari tė organizuar nga Banka e Shqipėrisė, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisė, shoqata e bankierėve, komuniteti i biznesit dhe nga institucione tė tjera shtetėrore, me temė: Zėvendėsimi i cash-it me mjete alternative pagese, rezultoi se vetėm 1/3 e transaksioneve monetare kalojnė nėpėrmjet sistemit bankar.
Sipas ministrit tė Ekonomisė, Arben Malaj, statistikat tregojnė se shqiptarėt mbajnė rreth 20 pėr qind tė tė ardhurave tė tyre vjetore nė cash krahasuar me bullgarėt tė cilėt mbajnė 11 pėr qind dhe maqedonasit qė mbajnė rreth 7 pėr qind tė tė ardhurave. Moskanalizimi i parave nė sistemin bankar ka njė ndikim negativ nė rritjen ekonomike, nė veēanti nė nxitjen e investimeve nė sektorėt e prodhimit.
Paraja cash ndikon nė frenimin e sektorit privat, duke reflektuar nė mosfunksionimin efikas tė sistemit tė kreditimit, i cili pėrbėn bėrthamėn e rritjes sė akumulimit tė kapitalit dhe zgjerimit tė biznesit, -pohon Malaj.
Ndėrsa ministri i Financave, Kastriot Islami ėshtė shprehur se kryerja e pagesave cash favorizon dhe mbulon evazionin fiskal, pengon krijimin e njė imazhi tė qartė e tė plotė tė zhvillimeve ekonomike brenda vendit, krijon mundėsinė e krijimit, rritjes dhe lulėzimit tė bizneseve me prejardhje tė dyshimtė, apo tė pastrimit tė parave, si dhe nxit artificialisht kriminalitetin ordiner, kontrabandėn e korrupsionin.
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, ka deklaruar se legjislacioni aktual pėrcakton si detyrues pagesat nė bankė pėr shuma mbi 1 milion lekė dhe Ministria e Financave do tė bėjė ndryshimet e nevojshme ligjore qė ky limit tė ulet nė 300 mijė lekė. Ndėrkohė qė bankat e nivelit tė dytė morėn angazhimin pėr reduktimin deri nė eliminim tė kostove pėr pagesat e brendshme dhe pėr tė mos aplikuar kosto dyfishe pėr njė pagese, si dhe qė tė hiqen kostot "incoming".
Gjithashtu bankat do tė bėjnė pėrpjekje dhe nė drejtim tė uljes sė kostove qė kanė lidhje me veprimet ndėrbankare duke rritur bashkėpunimin ndėrmjet tyre.
ECIKS / Shekulli
|