|
Banka e Kursimeve nė shėnjestėr tė Hungarezėve
TIRANĖ, 08 NĖNTOR 2003 - Banka hungareze OTP, e cila ėshtė njė nga bankat e interesuara pėr blerjen e Bankės sė Kursimeve, ka deklaruar dje strategjinė e saj pėr shtrirje jashtė vendit, duke nėnvizuar shėnjestrat e saj potenciale. Esmeralda Selita, pėrfaqėsuesja nė Shqipėri e kompanisė mediatike monitoruese MMD, e cila e ka OTP-nė njė nga klientėt e saj, tha dje nė njė deklaratė pėr shtyp se shėnjestrat potenciale bankare pėr blerje nga banka OTP janė bankat qė veprojnė nė rajonet e Europės Qendrore dhe Juglindore. Nė kėtė kuadėr, OTP ka pėrgatitur dhe parashtruar nė fund tė tetorit tė kėtij viti, pranė Ministrisė sė Financave njė letėr synimi, si dhe ofertėn e parakualifikimit pėr blerjen e njė pjese strategjike tė Bankės sė Kursimeve. Pėrfaqėsuesja Selita, tha se OTP ėshtė themeluar nė vitin 1949 dhe ėshtė kthyer nė njė bankė private nė vitin 1992, ajo pohon mė tej se OTP ėshtė aktualisht banka mė e madhe nė tregun bankar tė Hungarisė me gati 40 anėtarė. Pjesa e tregut qė zė banka OTP nė sistemin bankar hungarez ėshtė 20.1 pėr qind, ndėrsa vlerėsimi i bankės, sipas tregut sot kap shifrėn 3.7 miliardė dollarė amerikanė. Gjatė dhjetė viteve tė fundit kjo bankė hungareze para se tė shprehte interesim pėr Bankėn shqiptare tė Kursimeve ka realizuar operacione tė ngjashme nė Sllovaki e Bullgari. Nė maj tė vitit 2003 si njė fazė e mėvonshme nė shtrirjen rajonale tė bankės OTP, pėrfaqėsuesit e institucionit tė kredisė lidhėn njė kontratė pėr blerjen e aksioneve tė bankės mė tė madhe bullgare me pakicė DSK, e cila ka qenė 100 pėr qind pronė shtetėrore. Nė 2003, revista Euromoney e shpalli OTP-nė si Banka mė e mirė nė Hungari ndėrsa revista The Banker i fali titullin Banka mė e mirė e tregjeve nė zhvillim, - shtoi Selita.
ECIKS / Shekulli
|