|
Negociatat Shqipėri-BE: diskutohen Bujqėsia dhe Peshkimi
DURRĖS, 07 NĖNTOR 2003 - Dje nė Durrės, nė kuadėr tė negociatave me Bashkimin Evropian, delegacioni shqiptar i kryesuar nga zėvėndėskryeministrja dhe ministre e Integrimit Europian, Ermelinda Meksi dhe ai i BE, i kryesuar nga Reinhard Priebbe, shqyrtuan listėn e produkteve bujqėsore dhe tė peshkimit, tė cilat duhet tė liberalizohen nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit.
Kryenegociatorja e palės shqiptare, Ermelinda Meksi, pasi pėrshėndeti pjesėmarrėsit nė takim, si dhe vlerėsoi kontributin e BE-sė pėr Shqipėrinė tha se, nė kėtė takim tė raundit tė tretė tė negociatave do tė shqyrtohen nenet 24-31 tė kapitullit "Bujqėsia dhe peshkimi" me komentet dhe propozimet pėrkatėse.
Kryenegociatori i BE, Priebe, vlerėsoi angazhimin e qeverisė shqiptare nė negociata. Mė pas takimi, qė po zhvillohet nė mjediset e hotel "Adriatiku" nė Durrės vazhdoi pa praninė e gazetarėve, duke trajtuar sipas axhendės sė parashikuar pėr "Bujqėsinė dhe peshkimin", anekset e pėrgatitura mbi argumente pėr produktet pėrkatėse, analizėn mbi ndikimin financiar nė buxhet, si rrjedhojė e liberalizimit tė parashikuar nga zbatimi i angazhimeve tė marra.
ECIKS / Balkanweb
|