Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

56 % e prodhimit tė energjisė humbet nė rrjet


TIRANĖ, 06 NĖNTOR 2003 - Shqiptarėt vuajnė deri nė 14 orė kufizime, sepse rreth 35 pėr qind e energjisė humbet nė rrjet gjatė transmetimit. Edhe pse situata hidrike ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm gjatė kėtij viti, Instituti i Statistikave (INSTAT) deklaron se mbi 56 pėr qind e energjisė elektrike qė prodhohet nė vend shkon dėm pėr shkak tė amortizimit nė rrjet. Kėshtu, nėse Korporata Elektroenergjitike nuk do tė humbte 35 pėr qind tė furnizimit, 56 pėr qind tė prodhimit, si dhe 29 pėr qind tė energjisė qė shpėrndan, Shqipėria nuk do tė vuante nga kufizimet e energjisė elektrike. Sipas bilancit tė energjisė elektrike pėr tremujorin e tetė tė kėtij viti, gjatė 9 muajve tė parė niveli i humbjeve nė rrjet ėshtė rritur me rreth 22.5 pėr qind nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Shifrat tregojnė qartė se konsumatori shqiptar vuan nga kufizimet e energjisė elektrike, tė njėjtėn gjė e konfirmon edhe INSTAT-i, sipas kėtij institucioni prodhimi nė vend ėshtė rritur, por furnizimi me energji elektrike ėshtė ulur me rreth 1.8 pėr qind.

Humbjet nė rrjet
“Humbjet nė rrjet pėr 3-mujorin e tretė 2003 pėrbėjnė 35 pėr qind tė furnizimit gjithsej ose 56 pėr qind tė prodhimit nė vend gjatė kėsaj periudhe. Po ashtu humbjet nė shpėrndarje rezultuan rreth 29 pėr qind mė tė larta se njė vit mė parė ose 13 pėr qind se 6 -mujori i parė i kėtij viti”, citohet nė raportin e INSTAT-it. Ndėrkohė INSTAT-i si 9 -mujor niveli i humbjeve nė rrjet ėshtė 22.5 pėr qind mė i lartė se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar.

Furnizimi me energji
INSTAT edhe pse deklaron se prodhimi i energjisė ka pėsuar njė rritje tė konsiderueshme, nga ana tjetėr evidenton se furnizimi me energji elektrike nė 3-mujorin e tretė 2003 ka shėnuar rėnie me 1.8 pėr qind nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar, duke mbetur edhe nėn nivelin e dy tremujorėve tė mėparshėm. Ulja e furnizimit me energji elektrike do tė thotė mė pak orė me drita pėr konsumatorin shqiptar. “Ēdo muaj ėshtė furnizuar mesatarisht 419.9 milionė kilovat orė energji elektrike dhe ēdo ditė konsumatorėt janė furnizuar mesatarisht me rreth 13.7 milionė kilovat orė energji elektrike”, deklaron INSTAT. Sipas kėtij institucioni rritja e prodhimit nė vend ka mbuluar vetėm 62.6 pėr qind tė furnizimit tremujor.

Konsumi i energjisė
“Edhe pse prodhimi nė vend ėshtė rritur ndjeshėm dhe situata hidrike ėshtė pėrmirėsuar, kufizimet nė furnizimin ritmik tė pėrdoruesve vazhdojnė tė jenė prezente. Krahas problemeve me sistemin e transmetim -shpėrndarjes mbeten mė problematike zonat me nivel arkėtimi mė tė ulėt ku kufizimet variojnė nga 2 deri 14 orė nė ditė”, -pohojnė specialistėt e INSTAT-it. Sipas tyre, pėrdorimi nė vend i energjisė elektrike gjatė 3 muajve tė fundit rezulton nė rritje, krahasuar me 6 muajt e parė tė vitit. “Konsumatorėt familjarė janė ata qė pėrdorin mė shumė energjinė elektrike, ndėrkohė qė pėrdoruesit e tjerė regjistruan rėnie”, citohet nė bilancin e energjisė tė bėrė nga INSTAT-i. Sipas statistikave, konsumi i energjisė nga familjet ėshtė rreth 10.6 pėr qind mė i lartė nė krahasim me tė njėjtėn periudhė tė njė viti mė parė. Ēdo muaj familjet shqiptare kanė konsumuar mesatarisht rreth 169.5 milionė kilovat orė ose 5.5 milionė kilovat orė nė ditė, nga 5.2 milionė kilovat orė nė vitin e kaluar.

Prodhimi dhe importi i energjisė
Importi ėshtė ulur ndjeshėm gjatė 3 muajve tė fundit, ndėrsa prodhimi nė vend ėshtė rritur. Si rezultat i rritjes sė prurjeve tė lumenjve gjatė 3 muajve tė fundit u prodhua rreth 34.8 pėr qind mė shumė energji elektrike se njė vit mė parė. Prodhimi nė hidrocentrale rezultoi 35 pėr qind mė i lartė se e njėjta periudhė e njė viti mė parė, duke mbuluar 97.4 pėr qind tė prodhimit tremujor nė vend. Ndėrkohė qė importi i energjisė elektrike (pėrfshirė kėmbimet) ėshtė reduktuar nė nivele tė ulėta, rreth 32 pėr qind mė pak se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Gjendja e mirė e rezervave ujore nė hidrocentrale ka bėrė qė nevojat e konsumatorėve tė plotėsohen pėrgjithėsisht nga prodhimi vendas, pohojnė pranė INSTAT. Sipas specialistėve pėr mbulimin e nevojave nė vend si 9 -mujor u importuan 708 milionė kilovat orė, e barabartė kjo me 2.8 milionė kilovat orė nė ditė nga 6.2 milionė kilovat orė nė ditė nė vitin 2002.

ECIKS / Shekulli
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail