|
BE: 200 milion euro mė tepėr pėr vendet e Ballkanit
LUKSEMBURG Zyrtarė tė Komisionit Evropian kanė bėrė tė ditur pas samitit tė ministrave tė punėve tė jashtme tė BE-sė nė Luksemburg qė Bashkimi Evropian ka rėnė dakord pėr tė shtuar ndihmat pėr vendet e Ballkanit pėr 200 milionė Euro, nė mėnyrė qė tė lehtėsohet anėtarsimi i tyre nė BE. Ndihma nė fjalė do tė implementohet brenda njė periudhe trevjeēare, duke filluar nga viti 2004.
Komisioni Evropian pret qė vendet e Ballkanit perėndimor, pas konfirmimit tė kėsaj ndihme, do tė bėjnė njė angazhim edhe mė tė madh pėr reforma. "Ne e kemi seriozisht kur shprehemi se deshirojme anetaresimin tuaj, por ju duhet ta meritoni ate", beri te ditur nje zyrtar i Komisionit Evropian.
Bashkimi Evropian do tė zgjerohet vitin e ardhshėm me dhjetė shtete tė reja tė ish-bllokut lindor, pėrderisa Bullgaria dhe Rumania pritet tė anėtarėsohen mė 2007. Pėr pesė vendet e Ballkanit perėndimor, Shqipėrinė, Serbinė dhe Malin e Zi, Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Kroacinė dhe Maqedoninė ende nuk ėshtė pėrcaktuar asnjė afat pėr anėtarėsim.
Ky samit i ministrave tė punėve tė jashtme tė shteteve tė BE-sė ėshtė i fundit para samitit tė Selanikut, ku ata do tė takohen me krerėt e vendeve tė Ballkanit perėndimor, pėrfshirė kėtu edhe Kosovėn. Nė kėtė samit, pėrveē tjerash, pritet tė diskutohet ecuria e deritashme e procesit tė stablizim-asociimit pėr kėto vende si dhe tė diskutohen mundėsitė pėr pėrfshirjen e Kosovės nė kėtė proces.
ECIKS (E.SH.)
|