|
Shqiptarėt shpenzojnė shumė jashtė vendit
TIRANĖ, 24 TETOR 2003 - 177 dollarė nė ditė shpenzon mesatarisht njė shqiptar kur udhėton jashtė shtetit pėr qėllim biznesi. Ndėrsa turistėt e huaj qė vijnė nė Shqipėri pėr qėllime biznesi qėndrojnė mesatarisht 7 ditė dhe shpenzojnė mesatarisht 103 dollarė nė ditė.
Kėto tė dhėna bėn publike Banka e Shqipėrisė, sipas tė cilės vėrehet njė rritje e shpenzimeve tė turistėve shqiptarė jashtė vendit dhe tė tė huajve nė Shqipėri. Por, sipas njė studimi tė bankės qendrore, ditėqėndrimi mesatar pėr shqiptarėt qė udhėtojnė jashtė pėr qėllime biznesi ėshtė rreth dy herė mė i madh se pėr tė huajt. Shqiptarėt qė udhėtojnė jashtė pėr tė pushuar apo pėr arsye biznesi qėndrojnė rreth 2 javė dhe shpenzojnė mesatarisht 84 dollarė nė ditė. Ndėrsa turistėt e huaj qė vijnė nė Shqipėri pėr qėllime biznesi qėndrojnė mesatarisht 7 ditė dhe shpenzojnė mesatarisht 103 usd nė ditė, ndėrsa turistėt e huaj qė vijnė pėr qėllime personale qėndrojnė rreth 12 ditė duke shpenzuar mesatarisht 64 usd nė ditė.
ECIKS / Shekulli
|