|
Hulumtohen rezervat e naftės nė Shqipėri
VJENĖ Gjigandi austriak i industrisė sė pėrpunimit tė naftės OMV ka filluar nė fund tė prillit hulumtimet pėr gjetjen e burimeve tė naftės nė Shqipėri. Peter Seitinger i ka deklaruar tė pėrditshmes vjeneze Die Presse se shpimet hulumtuese po kryhen nė rrethinėn e Gjirokastrės dhe do tė zgjasin afro dy muaj. Kėto shpime do tė bėhen deri nė 2500 metra thellėsi dhe nėse rezultatet janė tė mira, atėherė do tė kryhen edhe shpime horizontale. Pėr shpenzimet e pėrgjithshme tė kėtij projekti hulumtues janė paraparė, sipas Seitinger, diēka mė shumė se 11,5 milion dollarė.
OMV ka filluar veprimtarinė e vet nė Shqipėri qysh nė vitin 1991. Atėbotė, kjo kompani kishte bėrė hulumtime intenzive nė det, por nuk kishte hasur nė naftė. Prej vitit 1998 OMV ka themeluar njė Joint-Venture me ndėrmarrjen Hellenic Petroleum pėr tė hulumtuar burimet e naftės nė pjesėn tokėsore tė Shqipėrisė.
Nė rast tė zbulimit tė rezervave tė naftės, kėto dy kompani nė bazė tė njė kontrate tė nėnshkruar me Qeverinė e Shqipėrise, do tė kenė tė drejtėn e eksploatimit tė kėtyre rezervave, ndėrsa shteti shqiptar do tė marrė njė pjesė tė pėrqindjes nga profiti i pėrgjithshėm.
ECIKS (K.D.)
|