|
Marrėveshje transporti Shqipėri-Bullgari
TIRANĖ Dje nė Sofje Shqipėria dhe Bullgaria kanė nėnshkruar njė marrėveshje bilaterale pėr transportin detar tregtar. Kjo marrėveshje u firmos nga Ministri shqiptar i Transportit dhe Telekomunikacionit, Spartak Poēi dhe homologu i tij bullgar, Petrov.
Ky dokument zyrtar hyn nė radhėn e marrėveshjeve qė dy vendet kanė nėnshkruar edhe mė herėt nė sektorin e transportit nė kuadėr tė bashkėpunimit tė vendeve nga Korridori i tetė. Marrėveshja pėr transportin detar tregtar nė mes tjerash parasheh njė regjim tė veēantė pėr anijet me mallra tė dy vendeve, nė mėnyrė qė tė eleminohen procedurat burokratike gjatė transportit.
Te dy ministrat kanė shprehur gatishmėrinė e qeverive pėr tė intensifikuar bashkėpunimin dhe shkėmbimet e shumėanshme jo vetėm nė transport, por edhe nė telekomunikacion, veprimtari tregtare dhe kulturore, etj. duke pasur gjithnjė parasysh zgjerimin dhe zhvillimin e Korridorit tė tetė.
ECIKS (K.D.)
|