Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Shqipėri-SHBA: marrėveshje pėr transport ajror


WASHINGTON; 26 SHTATOR 2003 - U nenshkrua dje ne Uashington ne Departamentin Amerikan te Transportit midis zv/ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise Luan Hajdaraga dhe Sekretarit te Transportit te SHBA-se Norman Mineta, marreveshja dypaleshe per transportin ajror e tipit "Qiejt e Hapur" midis Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se SHBA-se. Me kete nenshkrim, Shqiperia behet partneri i 61-te i "Qiejve te Hapur" dhe partneri i pare ne Europen Juglindore.

Marreveshja e Qiejve te Hapur percakton per here te pare nje marredhenie formale transporti ajror midis SHBA-se dhe Shqiperise. Marreveshjet e Qiejve te Hapur lejojne sherbim te pakufizuar ajror nga linjat ajrore te te dy vendeve nepermjet dhe pertej territorit te tjetrit, duke eliminuar kufizimet ne lidhje me sa shpesh mund te fluturojne avionet, llojet e avioneve qe perdorin dhe cmimet qe vendosin. Kjo marreveshje perfaqeson nje hap te pare ne sjelljen e sherbimit te drejtperdrejte ajror midis dy vendeve, por ceshtje te tjera do te mbeten, te tilla si garantimi qe siguria aeroportuale te permbushe standartet nderkombetare.

Zv/ministri shqiptar Hajdaraga, gjate ceremonise se nenshkrimit te marrveshjes theksoi se niveli i shkelqyer i marrdhenieve dypaleshe midis Shqiperise dhe SHBA-se eshte duke u intesifikuar nepermjet bashkepunimit dhe shkembimeve midis dy vendeve. Me tej Hajdaraga tha se se kjo marveshje krijon mundesi te reja per forcimin e mardhenieve ekonomike midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes nepermjet lidhjeve te ngushta ne transport, tregti e turizem. Kjo eshte marreveshje e trete qe SHBA-te nenshkruajne me nje vend te Evropes Juglindore pas Turqise dhe Rumanise. SHBA-te kane konkluduar marreveshje te Qiejve te Hapur me partnere ne Afrike, Azi dhe Paqesor, Europe, Ameriken Latine dhe Karaibe, si dhe ne Lindjen e Mesme.

Marreveshja e transportit ajror "Qiejt e Hapur" u hap mundesine kompanive ajrore shqiptare dhe amerikane per te zhvilluar tregun e transportit ajror ne te dy vendet dhe me tej. Marreveshja eshte vleresuar prej nenshkrueseve si nje pasqyre e marredhenieve gjithnje e me te ngushta dhe bashkepunuese midis SHBA-se dhe Shqiperise. Pas nenshkrimit kohet e fundit te nje marreveshjeje per Armet e Shkaterrimit ne Mase, marreveshjen per Nenin 98, si dhe Marreveshjen e Korpusit te Paqes. Kjo marreveshje eshte pare si nje tjeter shembull i perkushtimit midis dy vendeve per te punuar se bashku mbi nje game te gjere ceshtjesh.

Marreveshja eshte pare gjithashtu si nje mjet perfitimi qe ka te beje me rritjen e levizjes se pasagjereve, zhvillimin e qendrave rajonale te transportit ajror, cmime me te ulta per konsumatoret si dhe mundesi per tregje te reja. Me tej Hajdaraga dhe Mineta zhvilluan nje takim ku biseduan per rritjen dhe zhvillimin e mardhenieve ne fushen e transportit dhe turizmit midis Shqiperise dhe SHBA-se.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail