Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

BKT: investimet ne rritje


TIRANĖ, 25 SHTATOR 2003 - Banka Kombetare Tregtare (BKT) qe prej momentit te kalimit ne pronesi private eshte perfshire ne nje seri investimesh qe nga rikonstruksioni i godinave, ne informatizimin ne ofrimin e sherbimeve te reja dhe ne hapjen e degeve te reja ne rrethe te ndryshme te vendit. Gjate ketij muaji ne rrethe te tilla te vendit si Pogradec, Sarande, Fier dhe Berat do te hapen dege te reja. Se bashku me deget egzistuese, BKT ka nje rrjet prej 15 degesh ne mbare vendin. Burimet zyrtare te bankes njoftojne se, deget e reja jane pjesa e strategjise per te lehtesuar ofrimin e sherbimeve ndaj klienteve dhe per te rritur cilesine e sherbimeve. BKT arriti gjate vitit 2002 nje fitim neto prej rreth 1,9 milione dollaresh amerikane dhe gjate kesaj periudhe rriti kapitalin aksioner me rreth 15 milione dollare. Ne fund te muajit gusht depozitat e klienteve arriten shifren e 271 milione dollareve, ndersa aktivet totale te bankes arriten ne 292 milione dollare.


Banka Kombetare Tregtare nje nga tre bankat me te rendesishme para viteve 1990 e perfshire ne reformat e privatizimit u arrit te shitej ne qershor te vitit 2000, duke shenuar keshtu te parin sektor strategjik, shqiptar te privatizuar me ane te nje tenderi te hapur nderkombetar. Banka u ble nga njera prej bankave turke, tashme e falimentuar prej krizes financiare ne Turqi, Kent Bank. Gjate momentit te shitjes, duke e konsideruar BKT si sektor strategjik politikat e qeverise per shitjen e saj nuk u perqendruan tek vlerat monetare qe do te perfitoheshin, por ne gjetjen e nje investitori strategjik serioz. Por ne fakt, procesi shitjes rezultoi pa vlera monetare dhe pa nje investitor serioz. Nga privatizimi i BKT buxheti i shtetit perfitoi vetem 1 dollar amerikan, ndersa nuk ka kaluar shume kohe pas privatizimit, kur banka pronare e mazhorances se aksioneve te BKT ka falimentuar.

Me 8 qershor te vitit 2000, ne Kuvendin e Shqiperise eshte miratuar nje marreveshje per blerjen e aksioneve te BKT mes Republikes se Shqiperise, BERZH-it, Korporates Finaciare Nderkombetare dhe Kent Bank. Marreveshja eshte e gjere. Te gjitha detajet perfshihen ne rreth 50 faqe. Ne faqen 21 te raportit, seksioni 3.02. ku eshte shkruar per cmimin e blerjes thuhet se: Kompesimi ne total per shitjen e Aksioneve te Shitjes Bleresve do te jete shuma prej 1 US$ ( nje Dollar) i pagueshem me para ne dore ne Transferim. Ceshtja e vleres shoqeruar vetem me disa shkrime sporadike ne media, ndersa ka munguar opononca totalisht nga qarqet e tjera per shkak se edhe opozita ne ate kohe kishte bojkotuar parlamentin. Gjate momentit te shitjes depozitat ne BKT ishin miliona dollare, nderkohe qe banka kishte shtrirjen me te madhe ne vend pas Bankes se Kursimeve, duke e lene keshtu pergjithmone te paqarte historine e shitjes me 1 dollare te nje nder bankave me te medha te vendit. Por, pa kaluar shume kohe deshtoi edhe ajo cka kishte synuar qeveria ne perzgjedhjen e investitorit serioz. Kent Bank rezultoi te ishte nje banke krejt e zakonshme ne Turqi, madje me probleme para se te fillonte kriza financiare, fakt i cili nuk u arrit te evidentohej nga financat shqiptare para se banka te shitej. Por gjithcka qe ndodhi me historine e shitjes se BKT kaloi pa lene gjurme te depozituesit. Pasi ne BKT u bene aksionere gjate momentit te shitjes edhe institucionet e njohura financiare nderkombetare BERZH dhe IFC. Keto organizata bashke me Fondin Turk te Sigurimit te Depozitave kane arritur te bejne nje menaxhim serioz ne banke duke e cuar me tej konkurencen bankare ne vendin tone. Keshtu BKT prej nje viti eshte aktivizuar ne procesin e kredidhenies dhe sidomos ne kreditimin per banesa qe ushtrohet vetem nga pak banka. Sakaq, transferimi i 60 per qind te aksioneve eshte ne nje monitorim pragmatik te BERZH dhe IFC, te cilet po selektojne investitorin e ri pa ngutje.

ECIKS / Korrieri
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail