|
Ballkani drejtė njė tregu unik
BARI, 20 SHTATOR 2003 - Mė 30 tetor nė Firencė, ministrat e Financave tė vendeve tė Ballkanit mund tė miratojnė zonėn e shkėmbimit tė lirė, njoftoi sot nė Bari zėvendėsministri italian pėr Aktivitetet Prodhuese, Adolfo Urso, nė pėrfundim tė vizitės sė tij zyrtare nė edicionin e 67-tė tė Fiera del Levantes.
"Shpresojmė se gjatė takimit nė Firence tė pėrfundojė marrėveshja mes vendeve tė Ballkanit dhe tė procedohet mė pas me realizimin e zonės sė shkėmbimit tė lirė qė do t'u mundėsojė shoqėrive qė ushtrojnė aktivitetin e tyre nė kėtė zonė, pėrfshirė kėtu edhe ato italiane, tė mbėshteten nė njė treg prej 55 milionė konsumatorėsh", theksoi zėvendėsministri Urso.
Ai njoftoi gjithashtu se nga data 22 shtator do tė nisė "misionin e tij zyrtar" nė vendet e zonės sė Ballkanit, Bullgari, Kroaci, Bosnje, Mal i Zi, Maqedoni dhe Rumani dhe se "13 nėntori nė Romė mund tė shėnojė datėn e fillimit efekiv tė zonės pėr njė treg tė vetėm". Urso foli gjithashtu edhe pėr 19 ekspertėt, tutorėt teknikė italianė tė cilėt do tė jenė asistentė pranė administratave dhe qeverive tė vendeve tė zonės sė Ballkanit. Tė paktėn 16 prej kėtyre ekspertėve do tė vendosen pranė administratave tė vendeve tė Ballkanit, kurse tre prej tyre pranė organizatave ndėrkombėtare.
"Tė gjithė sė bashku do tė japin ndihmėn e tyre pėr privatizimin, pėrpunimin e normave dhe strategjive nė zonėn e Ballkanit si edhe do tė shoqėrojnė shoqėritė italiane qė do tė investojnė nė kėto territore. Nė Bari, ku do tė jetė edhe selia e sekretarisė teknike tė Korridorit 8, do tė jenė nė dispozicion teknikė tė cilėt do tė bėjnė tė njėjtėn punė me kolegėt e tyre qė veprojnė jashtė Italisė pėr tė realizuar njė shkėmbim sa mė tė lirė nė zonėn e Ballkanit", pėrfundoi ai.
ECIKS / BalkanWeb
|